Page 199 - Demo
P. 199
Zgjedhimi i foljesFoljet grupohen në tri zgjedhime sipas mbaresave që marrin. Në zgjedhimin e parë përfshihen foljet që në vetën e parë të kohës së tashme të mënyrës dëftore marrin mbaresën -j: luaj, lexoj, punoj, mësoj.Në zgjedhimin e dytë përfshihen foljet që në vetën e parë të kohës së tashme të mënyrës dëftore dalin me temë me bashkëtingëllore: mbjell, vjel, kap, flas, djeg.Në zgjedhimin e tretë përfshihen foljet që në vetën e parë të kohës së tashme të mënyrës dëftore dalin me temë në zanore: di, pi, ha, rri.Foljet e parregullta përfshijnë ato folje të cilat pësojnë ndryshime në rrënjën e tyre gjatë zgjedhimit: jam, qesh, qenë; kam, pata, pasur; bie, rash, rënë; shoh, pashë, parë; lë, lashë, lënë etj.Zgjedhimi i foljesTë gjitha trajtat që merr folja sipas vetës, numrit, kohës, mënyrës dhe formës përbëjnë zgjedhimin e foljes.Forma veprore dhe jo veprore e foljesFolja është në formën veprore kur veprimin e kryen kryefjala dhe e pëson një gjymtyrë tjetër e fjalisë: Bora mbuloi tokën. Folja është në formën joveprore ku veprimi kryhet dhe mbetet mbi kryefjalën:Andi vrapon çdo mëngjes. Gjatë zgjedhimit foljet veprore dhe joveprore marrin mbaresa të ndryshme.Folja ka:Vetat që kryejnë veprimin: unë, ti ai/ajo, ne, ju, ata/ato.Numrin e vepruesit: numrin njëjës, numrin shumës.Kohën kur kryhet veprimi: e tashme, e shkuar, e ardhme (të thjeshta, të përbëra).Mënyrën se si kryhet veprimi: dëftore, lidhore, kushtore, dëshirore, habitore, urdhërore.Diatezën: veprore, pësore, vetvetore, mesore.Formën: veprore, joveprore.Zgjedhimin: i parë, i dytë, i tretë.Zgjedhimi i foljes mbaj.Veta Folja në formën veproreFolja në formën joveprore Numri Koha Mënyra ZgjedhimiI unë mbaj mbahemnjejëse tashme dëftore i parëII ti mban mbaheshIII ai/ajo mban mbahetI ne mbajmë mbahemiII ju mbani mbaheni shumësIII ata/ato mbajnë mbahenPërdorimi i drejtë i gjuhës 197

