Page 20 - Demo
P. 20
Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Çfarë i shqetëson fëmijët? Kujt i drejtohen ata për të gjetur një përgjigje?Si i pret mësues Margareli pyetjet e nxënësve të tij?Ritregoni ç'po ndodhte me nxënësit deri në çastin kur pyesin mësues Margarelin për shqetësimin e tyre.Interpretojmë tekstin 2 Qarkoni alternativën e duhur. Mësues Margareli, me përgjigjet e tij:a. qetëson nxënësit, c. bashkohet me pasigurinë e nxënësve,b. mendon njësoj si të tjerët, d. motivon nxënësit.Analizojmë tekstin 3 Ndani fragmentin në tri pjesë, duke i vendosur secilës prej tyre nga një titull. 4 Plotësoni hartën e personazheve të tregimit:Personazhi Si është? Çfarë thotë? Çfarë bën? Ku duket kjo?Gjuha e tekstit 5 Zbërtheni kuptimin e shprehjeve të mëposhtme sipas situatave ku përdoren:… në ta ka qejfi të kalosh klasën! ________________________________________… i ra më të që bëhej fjalë për diçka serioze. ________________________________Mos e zër fare në gojë! _________________________________________________ 6 Nënvizoni në tekst sipas ngjyrave përkatëse:një dialog midis personazheve, dy fjali në të cilat rrëfehet,dy fjali në të cilat përshkruhet, emrat e personazheve.Reflektojmë rreth tekstit 7 Cili është vlerësimi juaj për mësues Margarelin? 8 Sipas mendimit tuaj, cili është roli i një mësuesi në jetën e nxënësve të tij?a. Një mësues shumë i mirë të mëson.b. Një mësues shumë i mirë të frymëzon.c. Një mësues shumë i mirë të edukon. d. Të tria së bashku. Detyrë Bëni një shkrim me dhjetë fjali, titulli i të cilit të jetë alternativa që zgjodhët në ushtrimin e mësipërm. STUDIM TEKSTI 18 Gjuha shqipe 6

