Page 201 - Demo
P. 201
MorfologjiMënyrat dhe kohët e foljes 9Folja mund ta shprehë veprimin në mënyra të ndryshme.Mënyra të foljes quajmë format e ndryshme që merr folja për të shprehur një veprim si të sigurt, si mundësi, si dëshirë, si urdhër, si habi.Folja ka gjashtë mënyra: dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore dhe urdhërore.Mënyrat Kuptimi ShembujMënyra dëftore Gjendja ose veprimi përmes foljes shprehet si i vërtetë. Ai punonte natë e ditë.Mënyra lidhore Gjendja ose veprimi shprehet si mundësi. Mund të thuash të vërtetën.Mënyra kushtore Gjendja ose veprimi paraqitet si i mundshëm, i vërtetë, nëse realizohet një kusht.Nuk do të kthehesha prapa, po të dyshoja.Mënyra dëshirore Gjendja ose veprimi është i dëshirueshëm, në formë urimi, gëzimi a mallkimi.Kalofshi edhe shumë vite të tjera bashkë!Mënyra habitore Gjendja ose veprimi shprehet si i vërtetë i shoqëruar me një ndjenjë habie. Sa larg qenkan këto dyqane!Mënyra urdhërore Gjendja ose veprimi paraqitet në formën e një urdhri, lutjeje, dëshire a kërkese. Hidhu dhe priti ata topa!Folja ka tri kohë: Mbani mendMënyrat e foljesKohët e foljes KOHËT E FOLJESkoha e shkuarkërkovakoha e tashmekërkojkoha e ardhmedo të kërkojKoha e shkuar ndahet:KOHËT E SË SHKUARËSe kryer e thjeshtëkërkovae pakryerkërkojamë se e kryerkisha kërkuare kryerkam kërkuare kryer e tejshkuarpata kërkuarPërdorimi i drejtë i gjuhës 199

