Page 204 - Demo
P. 204


                                    10MorfologjiNënvizoni foljet dhe tregoni kohët e tyre.Sportet janë aktivitete të mëdha që bashkojnë popujt. Sot, futbolli është sporti më popullor në botë. Njerëzve, në të gjitha kontinentet, u pëlqen të luajnë – disa për zbavitje e të tjerë për të jetuar. Ka njerëz që kanë zbuluar se loja e futbollit do të përhapë shpresën për njerëzimin. Folja në mënyrën dëftore shpreh një veprim ose një gjendje si të sigurt, si të vërtetë, që ka ndodhur në të shkuarën, po ndodh në të tashmen, apo do të ndodhë në të ardhmen. Veprimi a gjendja e shprehur nga folja në shembujt e mësipërm kryhet në tri kohë themelore:Në kohën e tashme: Sportet bashkojnë... (veprimi po ndodh)Në kohën e shkuar: Ka njerëz që kanë zbuluar... (veprimi ka ndodhur) Në kohën e ardhme: Loja e futbollit do të përhapë... (veprimi do të ndodhë)Kohët e foljes në mënyrën dëftoreKoha Kohët Folje dhe shembuj Momenti i kryerjes së veprimitkohët e thjeshtaKOHA E TASHME e tashmja mësoj, hap, rriUnë ndihmoj njerëzit në nevojë.Veprimi kryhet në çastin kur flasim.KOHA E SHKUARe pakryera mësoja, hapja, rrijaUnë ndihmoja njerëzit në nevojë.Veprimi ka filluar më parë dhe nuk ka mbaruar së kryeri në një çast të së shkuarës.e kryera e thjeshtëmësova, hapa, ndenjaUnë ndihmova njerëzit në nevojë.Veprimi ka përfunduar në kohën e shkuar.kohët e përbërae kryera kam mësuar, kam hapur, kam ndenjurUnë kam ndihmuar njerëzit në nevojë.Veprimi ka përfunduar në të shkuarën, por nuk i ka shkëputur lidhjet me çastin e ligjërimit.më se e kryerakisha mësuar, kisha hapur, kisha ndenjurUnë kisha ndihmuar njerëzit në nevojë.Veprimi ka përfunduar para një çasti të së shkuarës.e kryera e tejshkuarpata mësuar, pata hapur, pata ndenjurUnë pata ndihmuar njerëzit në nevojë.Veprimi ka përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës.e thjeshtëKOHA E ARDHMEe ardhmja do të mësoj, do të hap, do të rriUnë do të ndihmoj njerëzit në nevojë.Veprimi do të kryhet pas çastit kur flasim.e përbërëe ardhmja e përparmedo të kem mësuar, do të kem hapur, do të kem ndenjurUnë do të kem ndihmuar njerëzit në nevojë.Veprimi pritet të kryhet në të ardhmen, para një veprimi tjetër.Kuptimi Foljet në kohët e mënyrës dëftoreMënyra dëftore e foljes 202 Gjuha shqipe 6
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208