Page 207 - Demo
P. 207


                                    MorfologjiMënyra lidhore e foljes 11Folja në mënyrën lidhore e paraqet veprimin të dëshirueshëm ose të detyrueshëm.Të dëshirueshëm: Ah, sikur të fluturoja në hapësirë!Të detyrueshëm: Duhet të shkruash më bukur!Duhet të nxitojmë dhe të kapim autobusin se u bë vonë. Ajo mund të na kishte lajmëruar në kohë. Folja në mënyrën lidhore shpreh një veprim a gjendje që mund të kryhetose mund të ishte kryer, që zakonisht lidhet me fjalinë e mëparshme.Folja në mënyrën lidhore ka gjithmonë përpara pjesëzën të:të kërkoj, të takoj, të puth.Kohët e mënyrës lidhore janë:Koha e tashme e tashmja Më pëlqen të shëtit në bregun e detit.Koha e shkuare pakryera Do të doja të mos mbaronte kjo natë.e kryera Videon mund ta kem prishur unë.më se e kryera Do të ishte mirë të kisha ditur gjuhën angleze.Tabela e zgjedhimit të foljes në mënyrën lidhoreVeta E tashme E pakryer E kryer Më se e kryerI unë të laj të laja të kem larë të kisha larëII ti të lash të laje të kesh larë të kishe larëIII ai, ajo të lajë të lante të ketë larë të kishte larëI ne të lajmë të lanim të kemi larë të kishim larëII ju të lani të lanit të keni larë të kishit larëIII ata, ato të lajnë të lanin të kenë larë të kishin larëKoha e tashme dhe koha e pakryer e mënyrës lidhore janë kohë të thjeshta.e tashmja të laj e pakryera të lajaKoha e kryer dhe koha më se e kryer janë kohë të përbëra. Ato ndërtohen me anë të foljes ndihmëse kam ose jam (lidhore, e tashme dhe e pakryer) dhe pjesores së foljes përkatëse: e kryera të kem + larë të jem + larëmë se e kryera të kisha + larë të isha + larëNë vetën e tretë, numri njëjës, të kohës së tashme, të mënyrës lidhore, foljet shkruhen gjithmonë me -ë në fund: (ai/ajo) të lexojë, të flasë.KuptimiKohët e foljes në mënyrën lidhoreZgjedhimi i foljes në mënyrën lidhorePërdorimi i drejtë i gjuhës 205
                                
   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211