Page 209 - Demo
P. 209


                                    MorfologjiNdajfolja 12Ndajfolja emërton një tipar të veprimit apo të gjendjes së shprehur nga folja. Ajo tregon shkallën e një cilësie apo të një rrethane.Zakonisht, ndajfoljet në fjali qëndrojnë pranë një foljeje, pranë një mbiemri ose pranë një ndajfoljeje tjetër. Rrallë mund të qëndrojnë pranë një emri prejfoljor.Po vazhdove kështu, nuk do të të dalë keq.Po shkuam shumë larg, do të vonohemi.Duket fëmija i rritur mirë.Ndajfoljet ndahen në:Ndajfolje vendi këtu, atje, sipër, djathtas, majtas, kudo, larg, afër, aty, lart, përpara, poshtë, brenda, ku, nga etj.Ndajfolje kohe dikur, dje, nesër, pasnesër, përditë, shpesh, natën, ditën, mbrëmë, sot, brez pas brezi, përnatë, përherë etj.Ndajfolje mënyre qartë, mbarë, ëmbël, natyrshëm, papritur, thellë, trimërisht, keq, dobët, shëndetshëm, barkazi, mjaftueshëm, flakë për flakë etj.Ndajfolje sasie pak, shumë, tepër, mjaft, kaq etj.Ndajfolje shkaku pse, për ç'shkak, përseNdajfolje qëllimi përseShkallët e ndajfoljeveNdajfoljet përdoren në shkallë të ndryshme me anën e të cilave tregojnë dendësinë e veprimit të shprehur prej foljes.Shkallët e ndajfoljeve janë:Shkalla pohore: qartë, mbarë, ëmbël, natyrshëm, papritur, thellë, trimërisht,Shiu filloi papritur. Ai u zhyt thellë në ujin e ngrohtë të pishinës.Shkalla krahasore:Trupin nuk e ndiente aq të lehtë, sa mund të ecte më shpejt.Kjo është më mirë se ajo e para. Dimri i këtij viti erdhi më vonë.Dha një përgjigje më pak të mirë se zakonisht.Shkalla sipërore: shumë, mjaft, fare, tepër, krejt, fort, jashtëzakonisht, bukur;Ai veproi shumë mirë. Ai veproi jashtëzakonisht mirë. KuptimiKlasifikimi i ndajfoljeveShkallët e ndajfoljeveu ngjit lartzbriti poshtëiku largrri afërqëndron brendaNdajfolja është pjesë e pandryshueshme që përdoret në formë të ngurosur: mirë, bukur, qartë, sot, nesër, këtu, aty etj.Përdorimi i drejtë i gjuhës 207
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213