Page 210 - Demo
P. 210
MorfologjiUshtrime1 Plotësoni vendet boshe me një ndajfolje.Rruga për në pistodrom gjallonte _______ nga qindra njerëz të moshave të ndryshme. Anija kozmike “Flumina” pas një ore do të niste udhëtimin e saj drejt hapësirës. Në vorbullën e njerëzve, së bashku me prindërit, nxitonin _______ edhe Jona, edhe Dori. Ndiheshin të gëzuar dhe të emocionuar. Së bashku me inxhinier Ninin do të niseshin _______ për në Mars me anije kozmike. Një udhëtim i këndshëm dhe i vështirë. Një rast i jashtëzakonshëm, ndaj qyteti po i përcillte _______ me zemër të ngrohtë, me besim në fitore. Kalimtarët i shikonin _______ me kërshëri, prindërit edhe me njëfarë shqetësimi, ndërsa moshatarët ndiheshin _______ krenarë.B. Xhama, \(Fjalë ndihmëse: zhurmshëm, lart, gëzueshëm, çuditshëm, shumë.)2 Ktheni në ndajfolje mbiemrat e mëposhtëm.i dobët, dobët; i keq, ________; i mirë, ________; i drejtë, ________; i bukur, __________; i shkurtër, _________; i pastër, ________; i rrallë, ________; i lehtë, ________; i ftohtë, _________; i thellë,________; i ngushtë, _________; i fortë, _________; i qartë, ________; i gjatë __________.3 Përjashtoni me fjalët që nuk janë ndajfolje:atje, andej, kudo, dje, e sotmja, pra, pardje, i lartë, hollësisht, diku, drejtësi, shpesh, përditë, anembanë, por, qartë, i bukur, i lehtë, i rrallë, i butë, i thellë, gazmor, zëra, fluturoj, poshtë, i nxituar, thjesht, shtrembër.4 Nënvizoni ndajfoljet dhe vendosini në tri shkallët e tyre.Me nxitim, ajo fërkoi pas murit gjithë tufën e shkrepëseve, sepse donte aq shumë që ta mbante gjyshen aty. Dhe shkrepëset flakëruan me një dritë më të ndritshme se drita e diellit. Dhe asaj kurrë s’i ishte dukur gjyshja kaq e madhe dhe e bukur. Ajo e mori vajzën e vogël në krahët e saj dhe të dyja bashkë fluturuan të gëzuara e në shkëlqim, lart, lart, aty ku s’kishte më të ftohtë, as uri, as frikë.Ndajfolja Shkalla pohore Shkalla krahasore Shkalla sipërore5 Gjeni ndajfoljet dhe zëvendësojini me të tjera, pa u prishur kuptimin fjalive.Klorela po rritej shpejt në kabinën e saj, në kushte shumë të mira që i ishin krijuar mjaftueshëm aty brenda. Një robot elektronik i telekomanduar nga inxhinier Nini merrej vazhdimisht vetëm me Klorelën, kryente pareshtur të gjitha shërbimet e nevojshme. E mbillte thellë, e plehëronte herë pas here, e prashiste shpesh, e korrte, e thante.6 Nga pjesa \tyre.208 Gjuha shqipe 6

