Page 211 - Demo
P. 211
MorfologjiLidhëzat 13Lexoni fjalitë. Për çfarë shërbejnë fjalët me të zeza?Mateo foli gjatë dhe bukur . (fjalëza dhe lidh dy fjalë)U kthyem vonë se festa zgjati shumë . (fjalëza se lidh dy pjesë të fjalisë së përbërë)I ramë nga ura e vjetër, sepse kishin filluar shirat . (fjalëza sepse lidh dy pjesë të fjalisë së përbërë)Fjalëzat që lidhin gjymtyrë fjalie ose pjesë të fjalisë së përbërë, quhen lidhëza.Lidhëzat janë fjalë të pandryshueshme. Lidhëzat nuk kanë kuptim leksikor të pavarur. Ato lidhin dy gjymtyrë të fjalisë ose dy pjesë fjalie.Sipas funksionit që kryejnë, lidhëzat i grupojmë në: lidhëza bashkërenditëse lidhëza nënrenditëse.Lidhëzat bashkërenditëse ndahen në: shtuese, veçuese, kundërshtuese, përmbyllëse.Llojet e lidhëzave bashkërenditëse Lidhëzat ShembujLidhëza shtuese as, dhe, e, edhe, si (e)dhe, hem... hem, si... si, si... ashtu... (e)dhe etj.Fëmijët dhe të rriturit qëndronin buzë liqenit.Lidhëza veçuese a, apo, o, ose, daç... daç, ja... ja, ndo... ndo, qoftë... qoftë etj.Ose bëj siç them unë, ose mos shko fare.Lidhëza kundërshtuesekurse, megjithatë, megjithëkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, po(r), porse, veç, veçse, vetëm, vetëm se etj.Libri është punuar bukur, vetëm se ka nevojë dhe për pak punë.Lidhëza përmbyllëse andaj, ndaj, pa, pra, prandaj, domethënë etj.Vjersha ishte e bukur, prandaj e mësova shpejt përmendsh.KuptimiKlasifikimi i lidhëzaveLidhëzat bashkërenditësePërdorimi i drejtë i gjuhës 209

