Page 212 - Demo
P. 212
MorfologjiDisa nga lidhëzat nënrenditëse janë: ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore-mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore.Lidhëzat nënrenditëse1 Dalloni llojet e lidhëzave në fjalitë e mëposhtme.Po kthehesha nga gjuetia dhe po kaloja shtegut të kopshtit. Qeni vraponte para meje kur, papritur, ai ngadalësoi hapat dhe filloi të fshihej, sikur të kish përpara gjahun.Hodha sytë shtegut të kopshtit dhe pashë një trumcak të vogël me ngjyrë të verdhë rreth sqepit dhe me push në kokë. Ai kishte rënë nga foleja (era lëkundte fort mështeknat e kopshtit) dhe rrinte pa lëvizur me krahët e ngritur, si me druajtje, me ata krahë që sapo i kishin dalë. Qeni im po i afrohej zogut ngadalë kur, befas, aty afër u shkëput nga pema një trumcak plak gushëzi dhe ra si një gur para turinjve të qenit, i shpupuritur, i shtrembëruar. 2 Vendosni lidhëzat e duhura. Tregoni llojin e tyre.Ata kaluan urën ___ vështruan pas ___ donin të thoshin diçka. ______________________________I hipi trenit ___ të mos takohej ___ të përshëndetej me Almën. ______________________________ ___ të flisje edhe ti për të kështu, nuk ma priste mendja. ___________________________________Mirëpo zëri i fyellit dëgjohej ngado ___ nuk mund të mohonte njeri. __________________________Rruga dukej ___ donte ditë ___ të hapej, ___ u kthyen në një fshat aty pranë. ___________________UshtrimeLlojet e lidhëzave nënrenditëse Lidhëzat ShembujLidhëza ftilluese që, se. Ajo mendoi se nuk do të binte shi.Lidhëza vendore ku, tek, nga, kudo, ngado, deri ku, nga ku, kudo që, ngado që etj.Ku ka zemër, ka dhe krahë.Ngado që të shkosh, si shtëpia jote nuk ka.Lidhëza kohore kur, sa, si, tek, që, derisa, pasi, porsa, teksa, sapo që, kurdo, qysh se etj.Kur dolëm jashtë, ishte errur.Sapo iku Mario, ia behu komandanti.Lidhëza shkakorese, sepse, si, pasi, përderisa, gjersa, meqenëse, meqë, ngaqë, për arsye se, për shkak se etj.Vendi dridhej, ai mbeti, se s’tronditej nga tërmeti.Kënaqej ngaqë njerëzit nuk e kishin harruar.Lidhëza qëllimore që, me qëllim që, në mënyrë që. Lodheshim shumë në stërvitje, me qëllim që ta kishim më të lehtë në ndeshje.Lidhëza mënyrore si, po(r) si, sikurse, ashtu si(ç). Kurrë nuk e kam ndier veten ngushtë si e kam ndier sot.Lidhëza kushtore në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në rast se, po qe se etj.Në qoftë se do të ishin të mira, do të kishim marrë pesë kilogramë.Lidhëza rrjedhimore kështu që, sa, saqë, që etj. Koha po ikte, kështu që njerëzit u mërzitën pakëz.Lidhëza lejore megjithëse, ndonëse, edhe pse, edhe sikur, edhe në qoftë se, sado ( që), sido (që) etj. Megjithëse ishte mesi i tetorit, në dhomë bënte mjaft vapë.210 Gjuha shqipe 6

