Page 215 - Demo
P. 215
MorfologjiRasat e parafjalëve Parafjalët sipas rasaveEmërore nga, tekGjinore me anë, me rastin, me përjashtim, në saje etj.Kallëzore me, pa, mbi, në, nëpër, përmbi, nën, për, për në etj.Rrjedhore prej, ndaj, sipas, pas, gjatë, kundër, anës.Disa parafjalë, për nga forma, ngjajnë me ndajfoljet. Ato dallohen prej tyre nga vendi që zënë: Parafjalët qëndrojnë vetëm para emrit, përemrit, numërorit. Ato nuk mund të ndërrojnë vend.Ndajfoljet qëndrojnë kryesisht pas foljeve. Ato, përgjithësisht, ndërrojnë edhe vend.Vëreni rastet kur kemi parafjalë dhe kur kemi ndajfolje.Kur qëndrojnë prapa foljes, kemi ndajfolje. Kur qëndrojnë para emrit, kemi parafjalë.Mos më rri afër. Afër zjarrit ishin mbledhur djem e vajza.Papritur ajo më doli përpara. Përpara pallatit kishte shumë njerëz. U shpreh kundër për ligjin që diskutohet. Ata hodhën parulla kundër punësimit të fëmijëve.Nora erdhi rreth e rrotull për pak minuta. Rreth e rrotull shtëpisë lëviznin disa të panjohur.Ajo priti gjatë. Gjatë natës ra shi pa pushim.Dallimi i parafjalëve nga ndajfoljet1 Plotësoni fjalitë me parafjalët që mungojnë.Sapo dola ________ shkolla. Do të shkoj __________ një shok për të mësuar. _____ një gur, s’bëhet mur. _________ oborrin ___________ shkollës dëgjoheshin zhurmat e fëmijëve. Dy vajza vrapuan__________ meje. ______________ rrugës ndodhej një ndërtesë e madhe.(Fjalë ndihmëse: nga, me, në, pas, para, matanë)2 Lexoni tekstin dhe nënvizoni parafjalët.Një ditë, ne luajtëm me top lecke derisa u err, po të nesërmen, kur u ngritëm e shkuam në fushë, nuk e njohëm fushën tonë. Fërkonim sytë dhe vështronim. Ajo nxinte nga topat, nga makinat e çadrat. Nëpër fushë lëvrinin njerëz të panjohur. Ca ushtarë, me kapele hekuri në kokë, po rrethonin fushën me tela. Atje ku ne kishim portën ku luanim, fashistët kishin vendosur një rojë me pushkë. 3 Nënvizoni parafjalët dhe përcaktoni rasën e tyre.Ne luanim me top lecke para syve të rojës gjermane. Ai lëvizte me pushkë në krah në hyrje të fushës me tela. Bashkë me të bënte roje dhe një qen i madh, leshtor e me turi si të ujkut. Në fillim, ne nuk ia dinim emrin qenit, por një ditë dëgjuam rojën që i thirri: “Gof!” Tomka ishte kryetari ynë dhe ne ia dëgjonim fjalën. Megjithëse nuk e kishim zgjedhur, prapë ai ishte komandanti ynë. Ne e donim të gjithë. Tomka ishte i drejtë, nuk mbante me hatër, s’gënjente kurrë dhe ne i besonim atij për shumë gjëra. UshtrimePërdorimi i drejtë i gjuhës 213

