Page 216 - Demo
P. 216
Morfologji4 Nënvizoni emrat që shoqërohen me parafjalë dhe përcaktoni rasën e tyre.Nga gëzimi qau. Nga dita në ditë po ngrohet moti. Bari ishte njomur nga vesa e mëngjesit. Përmbi mal u dukën disa re të dendura. Fëmija ngazëllente duke vrapuar përmes livadhit. Rrezet që vinin lart nga hëna ndriçonin çatitë e shtëpive që bënin gjumin e natës. Fëmijët u larguan duke ecur me kujdes. Përtej bregut të zinte syri një tufë me dele që kullosnin barin e njomë.5 Parafjalët e ushtrimit të mësipërm vendosini në tabelë sipas rasave përkatëse. Parafjalë të rasës emërore Parafjalë të rasës kallëzore Parafjalë të rasës rrjedhore6 Plotësoni parafjalën apo ndajfoljen që mungon (pranë, para, me, drejt, nga, rreth).Ndajfolje ParafjalëI qëndroi ____________ me vite. _________ sobës qëndronte me sy mbyllur macja.Nxënësit i dolën __________ dhe e përqafuan. _________ lule në dorë vrapoi drejt gjyshes.Ai qëndronte ______________ dhe nuk fliste asnjë fjalë. Artani doli ___________ shtëpia duke vrapuar.Ata u bënë ____________ dhe nisën të tregonin çfarë ndodhi.U mblodhën ________ tavolinës dhe nisën të zgjidhin problemin.7 Shënoni me P (parafjalë) ose me N (ndajfolje) për fjalët e nënvizuara në grupet e fjalëve më poshtë. pas derës _____pas darke ____kalon përpara ___erdhi rrotull ___sipër çantës ___gjatë udhës ____iu afrua pranë ___rrotull shtëpisë____i kaloi afër____8 Emrat klasë, motër, nënë, makinë, mal shoqërojini me parafjalët nga, me, në, afër, nëpërdhe më pas formoni fjali me çdo grup fjalësh._____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________9 Rindërtoni fjalitë duke përdorur një parafjalë tjetër.Janë nisur sot për Prishtinë. Janë nisur sot drejt Prishtinës.Shkoi me Marën për të blerë gazetën. ____________________________E kishte vendosur pa dashje sipër shtratit. _________________________Ushtrime214 Gjuha shqipe 6

