Page 217 - Demo
P. 217


                                    SintaksaMë në fund ata na e prenë ujin. Kur kali i bardhë filloi të vërtitej si një mallkim rrotull mureve të kështjellës, ne e kuptuam se kjo ishte një mënyrë për të kërkuar ujin. Në mund ta qëllonim dhe ta vritnim kalin që në fillim, por nuk e bëmë vetë këtë gjë, sepse, duke vrarë kalin, do t’i bindnim ata se diku nën tokë kalon ujësjellësi ynë dhe atëherë ata do të bënin çmos për ta gjetur. Kurse ne akoma kishim shpresë se ata mund të hiqnin dorë nga kërkimi i ujësjellësit, në qoftë se kali nuk e gjente dot. Gjatë kohës që kali vërtitej, ne e ndiqnim me gjak të ngrirë çdo lëvizje të tij. Dy-tri herë ai u ndal në pikat ku kalonte ujësjellësi dhe në ato çaste ne mbyllnim sytë me tmerr. Njëri nga ushtarët nuk duroi dot më dhe qëlloi me shigjetë. Kali i plagosur më në fund e gjeti ujin. Ne vrapuam të mbushnim të gjitha enët, ndërsa ata gërmonin me tërbim si hiena. Vajzat tona kur e panë ujin që shpërtheu, dhe pellgun që po krijohej mbi gropën e madhe që dukej si varr i hapur, filluan të qanin.Gjithë atë ditë në vazhduam të gërmonim pusin e thellë nën bodrumet e kështjellës. Gjithë natën ata festuan prerjen e ujit. Pastaj papritur ra alarmi. Gjergji ynë, që siç duket, mori vesh prerjen e ujit, sulmoi.gjymtyratekstikryefjalakallëzuesipërcaktorëtrrethanorëtkundrinorëtparagrafifjaliaSintaksëkallëzuesirrethanorikryeflalame emërme grup emërorme numërorkohevendimënyresasieshkakuqëllimime përshtatjei drejtëi zhdrejtëme paraalëpa paraalëme drejtimme bashkimme ndajshtimpërcaktorikundrinoriGjymtyrët kryesoreGjymtyrët e dytaemërorfoljorFJALIAi thjeshtëi përbërëme përemërSintaksa studion mënyrat si lidhen fjalët në grupe fjalësh, fjali dhe vetë fjalitë në mes tyre.
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221