Page 22 - Demo
P. 22
Para leximitKUR ISHA FËMIJËasokohe - në atë kohë.lice - shkollë e mesme.ngjeva - leva.penë - mjet shkrimi memajë metalike që ngjyhetnë bojë.Lexoni titullin e kësaj pjese dhe vështroni me kujdes figurën në fund të saj. Si mendoni, për çfarë rrëfen autori?FjalorPjesa “Kur isha fëmijë” është shkëputur nga libri “Ndodhi gazmore” i autorit italian Karlo Kolodi. Në të tregohet një çast nga jeta shkollore dhe shakatë që bënin fëmijët me njëri-tjetrin._______________________________________Shumë vjet më parë, edhe unë isha një fëmijë si ju, të dashur lexuesit e mi të vegjël. Asokohe kisha afërsisht moshën tuaj. Isha rreth njëmbëdhjetë vjeç.Shkoja në shkollë çdo ditë, përveç të enjtes dhe të dielës, por nuk di të them nëse ishte fillore, gjimnaz apo lice, sepse vite më parë, në fëmijërinë e kohës sime, shkolla ishte një dhomë e madhe, thuajse e pastër, në të cilën ishim të detyruar të kalonim gjashtë orë të ditës dhe ku ndonjëherë mësonim të lexonim, të shkruanim dhe të bënim llogari.Shkolla ku shkoja unë, ishte një sallë e bukur në formë të stërzgjatur, ndriçohej nga dy dritare anësore dhe një në fund që ishte më e madhe, të cilën e fshihte një perde e rëndë në ngjyrë të blertë të errët. Në të djathtë dhe në të majtë të tavolinës së mësuesit ishin vënë dy tavolina të gjata për nxënësit. U ula në bankë me një djalë shumë të urtë. Quhej Silvano. Mësonte pak, por flinte shumë, kështu tregonte vetë ai. Më me dëshirë flinte mbi bankën e shkollës, sesa mbi dyshek në shtëpi.Një ditë, Silvanoja erdhi në shkollë me një palë pantallona të reja të bardha. Sapo ia pashë, e para ide që më erdhi në mendje, ishte që t’i vizatoja diçka në pantallona.Shoku im, sipas zakonit të tij, sa mbështeti bërrylat mbi bankë dhe me kokën në mes të duarve, ra në gjumë. Pa humbur kohë, ngjevamirë e mirë penën me bojë dhe, mbi këmbën përpara, i vizatova një kalë të bukur me kalorësin sipër. Kalin e bëra me gojë hapur, duke ngrënë peshq të mëdhenj.T’ju them të vërtetën, isha i kënaqur me veten. Sa më shumë shikoja vizatimin tim, aq më shumë më dukej se kisha bërë një punë të bukur. Por shokut tim, Silvanos, nuk iu duk kështu, kur u zgjua nga gjumi dhe gjeti mbi pantallonat e bardha, të pikturuar me penë, një kalorës dhe një kalë që hante peshk. Filloi të qante dhe të ulërinte me zë të ngjirur, sikur dikush t’i kishte shkulur një tufë flokësh.– Çfarë të kanë bërë? – bërtiti mësuesi, që u ngrit në këmbë duke rregulluar syzet mbi hundë.– Ëëë... Ky Kolodi, djalë i keq, më ka vizatuar pantallonat e bardha.Karlo Kolodi(Carlo Collodi, 1826-1890)Shkrimtar italian i shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili është shumë i njohur për krijimtarinë letrare për fëmijë. Në rrjedhë të viteve, librat e tij i kanë rezistuar kohës, duke përcjellë mesazhe që mbeten aktuale. Ndër librat e tij të përkthyer në gjuhën shqipe, përmendim: “Ndodhi gazmore”, “Pipi, ose majmuni ngjyrë rozë”, si dhe romanin “Pinoku”, i cili është botuar i plotë dhe si përshtatje në formë të shkurtuar. Ky roman konsiderohet një kryevepër e letërsisë botërore për fëmijë dhe është përshtatur për teatër dhe për televizion, duke frymëzuar krijime të reja shumë të arrira dhe të pëlqyera nga fëmijët dhe të rriturit kudo në botë. 20 Gjuha shqipe 6

