Page 220 - Demo
P. 220


                                    SintaksëUshtrime1 Dalloni fjalitë e thjeshta.Marxhi psherëtiu. Ishte duke menduar kohët e vjetra. Atëherë gjyshi e stërgjyshi ishin fëmijë. Të gjithë djemtë dhe vajzat rreth e qark lagjes qeshnin me zë të lartë. Ata shkonin së bashku në shkollë. Ktheheshin në shtëpi së bashku. Mësonin të njëjtat gjëra. Kështu mund të ndihmonin njëri-tjetrin për të bërë detyrat. Ata mund të flisnin me njëri-tjetrin për ato që kishin për të studiuar. 2 Formoni fjali të thjeshta me grupet e fjalëve.Kohë të shkuara...Mali me borë...Aspak e kënaqur...Gjysmë peshk, gjysmë njeri...Mesnatë...3 Përcaktoni llojin e fjalive: e thjeshtë (Th) apo e përbërë (P).Kam shumë të reja për të të treguar. (____) Nuk di nëse do t’i quash të mira apo të këqija, por, sidoqoftë, janë krejt të reja. (____) Rita, me të cilën jam shoqëruar shumë këto kohët e fundit, ma mbushi mendjen të shpoj veshët. (____) Dhoma ime tani është krejt e ndryshme nga viti i kaluar. (____) Muri ka gjithmonë e më pak hapësirë të bardhë, pasi kam ngjitur disa vizatime të miat dhe lloj-lloj posterash nëpër të. (____) Bashkë me Lean, për karnavale, bleva një kuvertë krevati plot ngjyra. Ngjyrat të kujtojnë Indinë. (____) 4 Vendosni fjalën që mungon dhe tregoni çfarë lloj fjalie formohet.Ndryshe nga unë, qeni Lukas sillet shumë mirë, ___nëna ime, më në fund, u mësua me praninë e tij. Mund të them ____ nëna ime mban rekord për t’u përshtatur me gjërat e reja.Duket ___ risitë i shkaktojnë një pështjellim të madh. Veç, ______ është fjala për modën, ndryshon puna. ____________ mbetet gjithmonë e vëmendshme dhe tregon kujdes për të qenë në orarin e caktuar.(Fjalë lidhëse: se, aq sa, se, po qe se, kështu që.)5 Tregoni llojet e fjalive. Nënvizoni me një vizë gjymtyrët kryesore (kryefjalë, kallëzues) dhe me dy viza gjymtyrët e dyta (përcaktor, rrethanor, kundrinor).Aleksandri ishte djali më i qetë i gjithë lagjes dhe i shkollës. (____________) Në shkollë, ai ulej në bankë i qetë dhe fiksonte me sytë e tij kureshtarë gjithçka thoshte dhe tregonte mësuesi. (__________) Ishte shembull për të gjithë klasën. (____________) Në fletoret e tij nuk kishte asnjë shënim me ngjyrë të kuqe nga mësuesi.(____________) Në dallim nga të tjerët, në të gjitha fletët e fletoreve të tij kishte shënimin “shumë mirë” apo notën dhjetë. (_____________) Ai dallonte në të gjitha detyrat e tij.(____________)218 Gjuha shqipe 6
                                
   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224