Page 223 - Demo
P. 223
Sintaksë1 Gjeni grupin emëror të kryefjalës dhe grupet foljore në çdo fjali. Nënvizoni me një vizë grupin emëror dhe me dy viza grupin foljor.Në kohët e lashta, një princ bukurosh nga Troja, Paridi, arriti në Spartë. Në Spartë mbretëronte Menelau, i shoqi i gruas më të bukur në botë, Helenës. Menelau e pranoi me kënaqësi në pallatin e vet Paridin e hijshëm. Ndërkohë, atij i doli një punë e ngutshme.2 Plotësoni fjalitë me fjalët që mungojnë: gazetarët, pronarët, u bë, u përhap, lajmi, nisën, jetonte, të pasur, ata, filluan të dalin në.__________ se një qen _______milioner papritur e pa kujtuar, _______ nëpër qytet me shpejtësinë e erës. Te gardhi i vilës ku ______ Topi prej Bore, vërshuan ____________. _______ e qenit _______ të shiteshin si ________. ________ __________ faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve.3 Plotësoni grupet foljore që mungojnë.Shokët e mi të kursit ___________________ Nëna ime e dashur _______________________Lulet e mimozës ______________________ Këngëtarja e famshme ____________________Plaku i Vitit të Ri ______________________ Kënga e re e ____________________________4 Zvogëloni grupet emërore dhe grupet foljore në fjalitë e mëposhtme.Nata hedh gunën e zezë mbi qytetin e stërmadh. Dritat e shtëpive po shuhen njëra pas tjetrës. Në një dhomë, buzë një rrugice të ngushtë, ato ndrijnë ende. Një burrë shkruan mbi një tavolinë të vogël mbushur me letra. Drita e paktë e kandilit lëshon hije mbi to. Rrjedhin fjalët njëra pas tjetrës si uji i rrëkeve të vendit të tij. 5 Ndërtoni fjali të thjeshta duke zgjeruar grupin emëror (të kryefjalës) dhe grupin foljor (të kallëzuesit).Deti është i bukur. Prishtina ka ndryshuar. Mjedisi duhet mbrojtur.Deti Jon është shumë i bukur.Pamja e detit Jon është shumë më e bukur se e detit Adriatik.6 Shkruani fjali, duke i zgjeruar fjalët e mëposhtme me grupe emërore të kryefjalës. mbrëmje të bukura ________________________________________________________________gjimnastika _____________________________________________________________________UshtrimePërdorimi i drejtë i gjuhës 221

