Page 224 - Demo
P. 224


                                    Sintaksë3 Fjalia e përbërëFjalia e përbërë ndërtohet nga dy ose më shumë pjesë fjalie të lidhura bashkë. Ajo ka dy ose më shumë kallëzues. Lexoni fjalitë e mëposhtme. Thoni nëse janë fjali të thjeshta apo të përbëra. Beni pëlqen vallëzimin, kurse Agimi pëlqen poezinë.Fëmijët vrapuan drejt detitsapo dielli me rrezet e tij të nxehta u ngrit lart në qiell.Lidhjet e pjesëve në fjalinë e përbërë mund të jenë: me bashkërenditje,me nënrenditje.Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje lidhen midis tyre me lidhëza bashkërenditëse. P.sh.:Frynte erë dhe njerëzit nxitonin.Atë këngë nuk ua mësuan mësuesit, por e këndonin të gjithë.Fjalia e përbërë me bashkërenditjeMbani mendFjalia e përbërë me bashkërenditjeFjalia e përbërë me bashkërenditje shtuesePjesët e fjalisë lidhen me lidhëzat bashkërenditëse shtuese: e, edhe, as, edhe… edhe, as... as, jo vetëm... por edhe etj., të cilat i shtojnë pjesë njëra-tjetrës.Tregimi jo vetëm më preku, por edhe më entuziazmoi.Fjalia e përbërë me bashkërenditje veçuesePjesët e fjalisë lidhen me lidhëzat bashkërenditëse veçuese: ose, o, apo, ose… ose etj., të cilat përjashtojnë njëra-tjetrën.Ose më kërko falje, ose do t'i tregoj mamit.Fjalia e përbërë me bashkërenditje kundërshtuesePjesët përbërëse të saj lidhen me lidhëzat bashkërenditëse kundërshtuese: por, kurse, mirëpo, megjithatë etj., ku e dyta kundërshton të parën.Ne udhëtuan me avion, kurse ata u nisën me traget.Fjalia e përbërë me bashkërenditje përmbyllësePjesët përbërëse të saj lidhen me lidhëzat bashkërenditëse përmbyllëse: andaj, pra, prandaj, ku e dyta jep përmbylljen e kuptimit të fjalisë.Tea u stërvit shumë, prandaj fitoi medaljen.222 Gjuha shqipe 6
                                
   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228