Page 225 - Demo
P. 225
Fjalia e përbërë me nënrenditjeFjalia e përbërë me nënrenditje përbëhet nga dy ose më shumë pjesë. Njëra pjesë e fjalisë së përbërë është pjesë kryesore dhe tjetra e varur (e nënrenditur) nga kryesorja. Sapo dilja nga shtëpia në mëngjes, vrapoja drejt shkollës.Vrapoja drejt shkollës.dilja nga shtëpia në mëngjes.sapopjesë kryesorepjesë e nënrenditurAnalizojmë fjalinë e mëposhtme:Nxënësit prisnin me ankth, sepse do të dilnin rezultatet e provimit.Nxënësit prisnin me ankth rezultatin që dëshironin në provim.Në shembullin e parë, pjesa e nënrenditur sepse do të dilnin rezultatet e provimit varet nga pjesa kryesore e fjalisë së përbërë: Nxënësit prisnin me ankth.Në shembullin e dytë, pjesa e nënrenditur që dëshironin në provim varet nga një gjymtyrë e pjesës kryesore të fjalisë së përbërë: Nxënësit prisnin me ankth rezultatin.Nxënësit prisnin me ankth rezultatindëshironin në provim.Nxënësit prisnin me ankth,do të dilnin rezultatet e provimit.sepse qëNë fjalitë e përbëra, pjesët e fjalisë mund të jenë: të bashkërendituratë nënrenditura (të varura) Fjalia e përbërë me nënrenditjeNë fjalinë e përbërë me nënrenditje, pjesa e varur lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse (sipas llojeve) ose me anë të fjalëve lidhëse.Fjalitë e përbëra të nënrenditura sipas llojeve janë:ftilluese Dihej se ai do ta fitonte garën.përcaktore Ngjarja që ndodhi dje, ishte e papritur.kohore Ajo doli nga klasa kur e thirri mësuesja.vendore Ku ka zemër, ka krahë. shkakore U kënaqse njerëzit nuk e kishin harruar. qëllimore U lodhën shumë, me qëllim qëtë përfundonin punën brenda natës. mënyrore Ai fliste lirshëm, si të ishte në shtëpinë e tij. kushtore Nëdoni të shkoj, më lejoni ta mbyll këtu këtë bisedë.rrjedhimore Trafiku ishte shumë i ngarkuar, kështu që e humbi avionin atë ditë. lejore Ata arritën në kohë, edhe pse rruga ishte e paasfaltuar.pjesa I pjesa IIe nënrenditurkryesoretë bashkërenditura të nënrendituraPërdorimi i drejtë i gjuhës 223

