Page 227 - Demo
P. 227


                                    SintaksëGjymtyrët kryesore të fjalisë 4Bëni pyetje për çdo figurë, duke e nisur me fjalën pyetëse Kush?Kryefjala është gjymtyrë kryesore e fjalisë, që tregon kush, cili, cilët, cilat kryejnë një veprim.Për të gjetur kryefjalën i bëjmë kallëzuesit pyetjet: Kush? (për njerëzit) Cili? Fjalia Pyetja PërgjigjjaKjo pikturë është një magji. Cila është magji?Fëmijët janë yjet e shkollës. Cilët janë yjet e shkollës?Gjethet e pemëve qenë tharë. Cilat qenë tharë?Dy piktura më pëlqyen shumë. Cilat më pëlqyen?Fëmija është dashuria më e madhe për prindin.Kush është dashuria më e madhe?Xhaxhi Vili na solli ca libra të bukur. Kush na solli libra?Kryefjala mund të shprehet:me një emër, zakonisht në trajtën e shquar, në rasën emërore, në njëjës ose në shumës: Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë.me një përemër: Ai është një qytet modern.me një grup emëror, me gjymtyrë homogjene: Pamja dhe gjallëria e bëjnë atë një qytet evropian.me numëror: I katërti nuk ishte njoftuar.Kryefjala dhe grupi që e shoqëron, formojnë grupin emëror në fjali.Zëri i saj i lartë kumbonte fuqishëm në auditor.Flokët e tij të zinj kishin një shkëlqim të veçantë.Kryefjala qëndron në krye të fjalisë, para foljes, por mund të qëndrojë edhe pas saj. P.sh.: Çantën e mori nga makina Ardi. (kryefjala është fjala Ardi)KryefjalaKRYEFJALAMbani mendPërdorimi i drejtë i gjuhës 225
                                
   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231