Page 228 - Demo
P. 228
SintaksëUshtrime1 Përgjigjuni pyetjeve me fjali të plota. Nënvizoni kryefjalën.Kush e ka shkruar romanin “Kështjella”? _______________________________________________Cili është filmi i fundit që keni parë? __________________________________________________Cila lëndë është më e vështirë për ju?_________________________________________________Cili është këngëtari më i suksesshëm i kohës? __________________________________________Cili sport ju pëlqen më shumë?______________________________________________________2 Nënvizoni kryefjalën në fjalitë e mëposhtme. Një natë prej netësh shpërtheu një furtunë e madhe. Shiu u derdh me kova. Qielli u ndez nga vetëtimat dhe bubullimat tundën dheun. Atë çast, papritur dhe pa kujtuar, në mes të kiametit, dikush trokiti në derë. Mbreti plak u ngrit çalë-çalë dhe vajti e hapi portën. Para portës kishte qëndruar një princeshë.3 Formoni fjali duke përdorur si kryefjalë fjalët:kjo lagje, pallati i ri i kulturës, të gjithë, shkolla ime, matematika dhe fizika, mami dhe babi, motra dhe vëllai.4 Zëvendësoni kryefjalën me një përemër vetor.Trima për kokën e trimave ishin Muji dhe Halili. Trimat kishin mbushur tërë krahinën e Kralisë me bujën e bëmave të tyre. Gjeto Basho Muji kishte lënë shtatë bij bjeshkëve. Të gjithë ishin djem të njomë. Jutbina u këndonte trimëritë. Bijtë e Mujit kishin luftuar e kishin vdekur si kreshnikë, për të mbrojtur dheun e tyre.5 Vendosni kryefjalën pas kallëzuesit në fjalitë e mëposhtme.Momenti i ndarjes së dhuratave erdhi shpejt. ___________________________________________Fëmijët iu afruan pemës dhe nisën të marrin dhuratat. ___________________________________Për pak minuta, ata pothuajse e zhveshën fare pemën e Vitit të Ri. __________________________Ata, të gëzuar dhe të lumtur, me dhurata në duar nisën të largohen. ________________________Të gjithë e harruan bredhin. ________________________________________________________6 Qarkoni në tabelë fjalët që janë kryefjalë në fjalitë eushtrimit numër 5. Shkruajini ato.7 Në tre paragrafët e parë të pjesës “Provimi”, kërkoni dhe gjeni kryefjalët. Thoni me se janë shprehur.M D TO H ËM U GJE R IN T TA T A HF Ë M I J Ë T__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________226 Gjuha shqipe 6

