Page 229 - Demo
P. 229


                                    Gjymtyrët kryesore të fjalisë 5KallëzuesiFormoni fjali duke u mbështetur në figurën djathtas. Tregoni çfarë bën çdo nxënës. Nënvizoni foljet.________________________________________________________________________________________________________________________Kallëzuesi është gjymtyrë kryesore e fjalisë dhe tregon një veprim apo një gjendje të kryefjalës.KALLËZUESIkallëzuesi emëror kallëzuesi foljorkallëzuesi i thjeshtë kallëzuesi i përbërëKallëzuesi emëror Kallëzuesi foljorShprehet nga folja jam + një emër, mbiemër, përemër, grup emëror, formë paskajore; jam + paskajoreShprehet me folje.Shembuj: Dritarja ishte e mbyllur. Ata ishin nxënës. Të gjitha ishin të sajat. Agroni ishte i pari i klasës. Jam për të mësuar.Shembuj: Ata po përshkruanin natyrën.Fëmijët kishin kaluar ditë të veçanta me gjyshërit.Kallëzuesi foljor mund të jetë i thjeshtë ose i përbërë. Kallëzuesi foljor i thjeshtë Kallëzuesi foljor i përbërëPërbëhet nga një folje në të gjitha kohët, mënyrat, format, vetat.Formohet nga dy pjesë ku pjesa e parë është folje gjysmëndihmëse që tregon një mënyrë veprimi dhe pjesa e dytë veprimin e shprehur me folje në lidhore, emër foljor asnjanës.Shembuj: Sa shumë njerëz kishin ardhur atë ditë!Ajo mori në krah foshnjën dhe doli në oborr.Kënga e saj është dëgjuar shumë larg.Shembuj: fillim: zuri të flasë, nisi të ecë;vazhdim: vazhdoi të vrapojë, vazhdon të shkreptijë; mbarim: mbaroi së lexuari, s’pushonte së qeshuri;domosdoshmëri: duhet të shkojmë, duhet ta gjejmë;mundësi: mund ta kishin gjetur, mund të luajë.Foljet që tregojnë fillim, vazhdim, mbarim, domosdoshmëri, mundësi etj., quhenfolje gjysmëndihmëse: do, zë, filloj, nis, vazhdoj, mbaroj, mund, duhet etj.Kallëzuesi përshtatet me kryefjalën në vetë dhe në numër.Atij i qeshën sytë. Folja qeshën është në vetën e tretë, numri shumës (sytë – ata). Kur ndryshojmë vetën dhe numrin, kemi: Ai qeshi. Unë qesha. Ne qeshëm.Llojet e kallëzuesitPërshtatja e kallëzuesit me kryefjalënPërdorimi i drejtë i gjuhës 227
                                
   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233