Page 23 - Demo
P. 23


                                    talent - dhunti e aftësi për të bërë diçka shumë mirë e në mënyrë krijuese.vrundull - erë, hov.kapërdiva - gëlltita.FjalorE duke thënë kështu, ngriti këmbën në ajër, për të treguar vizatimin e bërë nga unë me shumë durim dhe, të them të drejtën, me shumë talent. Të gjithë qeshën, por mësuesi ndenji serioz. Në të vërtetë, në vend që të qeshte, zbriti nga katedra gjithë nervozizëm, si vrundull dhe, pa humbur kohë, më qortoi:– Mjaft, – më tha me qetësi.Mbaroi mësimi. Silvanoja i varfër nuk deshi në asnjë mënyrë të kthehej në shtëpi. I vinte turp që ta shikonin në mes të rrugës me këtë pikturë, të bërë me penë mbi këmbën e majtë. Mendoi e mendoi, i vuri sipër një fletë letre të bardhë, e cila e mbulonte deri te gjuri, si përparëse, për t’ua fshehur syve kureshtarë të publikut dhe djemve në rrugë punën time të mrekullueshme.Dita tjetër ishte për mua një ditë e zezë dhe e paharruar. Sapo hyra në shkollë, drejtori, me një zë kërcënues, që të frikësonte, më tha të shkoja në bankën e fundit të klasës.Ai m’u drejtua:– Merr librat dhe shko ulu në fund! Atje të rrish gjithnjë, vetëm dhe larg nga të gjithë. Kështu do të paguash shtrenjtë vesin e keq për t’u tallur me shokët e tu, që kanë fatin e keq të të rrinë afër.Dalëngadalë, si një zog i lagur, ula kokën dhe u binda. Ditën e parë dhe të dytë e kapërdiva këtë gjendje, por ditën e tretë nuk u përmbajta. U thashë që nuk duroja më. Shokët më shikonin dhe qeshnin...Që nga ajo ditë, mendohesha mirë para se të bëja çdo veprim, se po mbaronte shkolla dhe nuk desha të humbja dashurinë e mësuesit dhe të shokëve.U bëra fëmijë i mbarë. Respektoja të tjerët dhe ata më respektonin mua.Tema e një shkrimi tregon një anë të jetës që pasqyrohet në një vepër. LexojmëNë hapësirat e rrëfimit letrar 21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27