Page 230 - Demo
P. 230
Ushtrime1 Nënvizoni kallëzuesit.Disa vjet më parë, në një vend larg nga këtu, po organizoheshin garat e aeronautikës. Merrnin pjesë aeronautë nga shumë vende të botës. Bobi ishte një i tillë. Ai vinte nga Amerika. Bobi kishte marrë pjesë në shumë gara të tilla, kishte fituar edhe shumë medalje e tituj. Tashmë ishte bërë kampion bote në këtë sport të ri dhe shumë të pëlqyer. Në qiell po fluturonin shumë aeronautë nga e gjithë bota. Mes tyre ishte edhe Bobi, i cili bënte lëvizje dhe figura mahnitëse. 2 Formoni fjali me foljet nis, zë, duke i përdorur foljet një herë si pjesë të kallëzuesit të përbërë dhe një herë si kallëzues i thjeshtë foljor.P.sh.: a) Filmi filloi menjëherë pas lajmeve. b) Arba filloi të fliste pa pushim. Kallëzues të thjeshtë Kallëzues të përbërë3 Shkruani nga dy fjali për çdo figurë dhe nënvizoni kallëzuesit.Sintaksë4 Ktheni kallëzuesit emërorë në kallëzues foljorë.Fjali me kallëzues emërorë Fjali me kallëzues foljorëPushimet ishin në prag. (jam + emër) Pushimet erdhën.Fëmijët ishin të gëzuar. (jam + mbiemër)Djali ishte brisk nga goja. (jam + grup emëror)5 Bashkoni pjesët e fjalëve të urta dhe gjeni grupet foljore. Dalloni llojet e kallëzuesve.Me një ka vlen sa një thesar.Me një tra nuk mban shtëpia. Miku i mirë nuk përzihet në hallet e shtëpisë.Miku është mik kur nuk bëhen pendë.6 Në pjesën e leximit “Zeneli” (f. 25) nënvizoni dhe shkruani pesë kallëzues emërorë dhe pesë foljorë. Dalloni me se janë shprehur. 228 Gjuha shqipe 6

