Page 231 - Demo
P. 231


                                    Gjymtyrët e dyta të fjalisë 6Përcaktorët, kundrinorët, rrethanorëtFjalia përbëhet nga gjymtyrët kryesore dhe nga gjymtyrët e dyta (plotësuese). Gjymtyrët e dyta janë: përcaktorët, kundrinorët, rrethanorët.Gjymtyrët e dytaPërcaktorët Kundrinorët RrethanorëtPërcaktorët Në fragmentin e mëposhtëm dalloni ç'funksion kanë grupet e fjalëve të nënvizuara dhe thoni me se janë shprehur? Dalloni emrin bërthamë nga fjala plotësuese e tij.Ditët e pranverës dukej se po vinin më herët se zakonisht. Çdo fëmijë ishte i gëzuar. Do të dilnin jashtë për të luajtur më shpesh. Këto ishin ditët e fundit të dimrit dhe nuk na besohej se ai po shkonte. Po shkonte, apo bënte me sikur? Për këtë nuk ishim të sigurt. Ishte kjo stina që mezi e pritnim. Pranvera ishte në prag. Ditët me diellfilluan të dukeshin më shpesh. Lamtumirë, net të ftohta me ngricë!Përcaktori është gjymtyrë e dytë e fjalisë që shpreh një tipar, një marrëdhënie, një shtesë informacioni ndaj fjalës bërthamë.Gjeni emrin bërthamë të çdo grupi në tabelën e mëposhtme.Grupi i fjalëve Struktura Fjala bërthamëditët e pranverës emër + emër ditëtçdo fëmijë përemër + emër __________ditët e fundit të dimrit emër + mbiemër + emër __________ditët me diell emër + emër me parafjalë ___________net të ftohta me ngricë emër + mbiemër+ emër me parafjalë ___________të dyja shkollat numëror + emërPlotësoni tabelën.Fjalia Kryefjala Kallëzuesi Gjymtyrë të dytaDitët e pranverës po vinin më herët se zakonisht.Çdo fëmijë i pëlqen lodrat.Ditët me diell filluan të dukeshin më shpesh.Grupet e fjalëve: ditët e pranverës, çdo fëmijë, ditët me diell, janë grupe emërore, sepse bërthama e tyre është një emër.Mbani mendUshtrohemiSintaksëPërdorimi i drejtë i gjuhës 229
                                
   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235