Page 232 - Demo
P. 232
SintaksëFjalët: e pranverës, çdo, e fundit, me diell, janë fjalë plotësuese të grupit emëror.Fjalët plotësuese të emrit bërthamë të grupit emëror quhen PËRCAKTORË.Përcaktorët janë gjymtyrë plotësuese në fjali.Përcaktorët e emrit shprehen me: Mbiemra: e bukur, i ftohtë, i ngrohtë, e mirë, dinak etj.Përemra: tanë, ynë, im, çdo, të gjithë, të gjitha, ime etj.Një emër pa parafjalë në rasën gjinore dhe rrjedhore: ditët e dimrit, muajt e pranverës, sytë e dhelprës, ditë dimri, krevat hekuri.Një emër me parafjalë: ditë me diell, ditë me shi, këpucë për vrap, këngë për të rinj.Numërorë: tre, tri, të tre, të tria, dy, të dy, të dyja.Llojet e përcaktorëveShprehet ShembujPërcaktor me përshtatjeme mbiemër, me përemër, me numëror. (ca) punë të ngutshme, qyteti ynë, klasa e gjashtë.Përcaktor me drejtimme emër në gjinore, me emër me parafjalë, me emër në rrjedhore.zemrën e Helenës, shporta me vezë, lule maliPërcaktor me bashkimme fjalë që nuk lakohen, nuk ndryshojnë, si: ndajfolje, përemra (të palakueshëm), paskajore.pak drithë, asnjë nxënës, çdo njeri, dëshira për të lexuar.Ndajshtimi zakonisht me emër të pashquar ose grup emëror, në rasën emërore. hyjnesha Afërditë, anija “Vlora”, xhaMihali, Nënë Tereza etj.Përcaktorët e emritLlojet e përcaktorëve1 Gjeni grupet emërore dhe nënvizoni emrin bërthamë me një vizë dhe përcaktorin me dy viza.Shpesh, babai i Brunës vendos në karrocë buqeta me lule dhe së bashku me Marsin i shpërndajnë në familjet që kanë festë, ditëlindje apo dasma. Marsi gëzohet pa masë. Por edhe njerëzit që e shohin dhe takohen me të, ndiejnë një adhurim për këtë zgjidhje. Ata nuk e dinë që Bruna është shpikësja e kësaj karroce, por buzëqeshjet e tyre flasin shumë për Brunën. 2 Plotësoni vendet boshe me përcaktorë (e botës, e tyre, këta, të madh, të madhe, prej tyre, e lashtë).Të gjithë popujt __________ kanë thurur historitë ________ për gjigantët. Disa nga _______ gjigantë kishin vetëm një sy ______ në mes të ballit. Ata ishin të zot të ngrinin një copë ______ shkëmbi. Disa_______ nuk gjakoseshin asnjëherë. Kishte gjigantë që e duronin zjarrin dhe nuk digjeshin kurrë. Njerëzit _______ besonin se gjigantët ishin paraardhësit e tyre. Ushtrime230 Gjuha shqipe 6

