Page 235 - Demo
P. 235
Kundrinori 8Vëreni figurat dhe bëni pyetje duke nisur me fjalët: Ç'? Çfarë? Kë? Cilin? Kujt? Me se? Për kë? Nga se? etj. Shkruani vetëm fjalët që u përgjigjen pyetjeve që bëtë.Në fragmentin e mëposhtëm, dalloni grupet e fjalëve të nënvizuara. Me cilat pyetje gjenden ato fjalë në fjali?Dinozaurët dhe zogjtë e zinj i shihnin shumë mirë ata. Kjo gjë, sigurisht, nuk upëlqente aspak kameleonëve. Ata donin të rrinin në paqe atje mbi pemë duke ngrënë miza dhe nuk donin që t’i shqetësonte askush. Nuk kalonte ditë që një kameleon të mos pyeste kushëririn e tij dhe të mos dëgjonte përgjigjen.Fjalët e nënvizuara në tekstin e mësipërm quhen kundrinorë.Kundrinorët janë gjymtyrë të dyta (plotësuese) të fjalisë që lidhen me foljen. Kundrinorët shprehin frymorë a sende mbi të cilat bie veprimi i kryefjalës.Ata bëjnë pjesë në grupin foljor.Kundrinorët ndahen në kundrinorë të drejtë dhe kundrinorë të zhdrejtë.Kundrinorët e zhdrejtë ndahen në kundrinorë me parafjalë dhe kundrinorë pa parafjalë.Kundrinorët e drejtë gjenden me pyetjet: Kë? Cilin? Cilën? Cilët? Ç'? Çfarë?Kam ca libra të rinjpër të të treguar. Çfarë kam? ca libra të rinjMora mamin në telefon. Kë mora? maminKam blerë lloj-lloj gazetash. Çfarë kam blerë? lloj-lloj gazetashBashkë me motrën, bleva një kuvertë krevati. Ç' bleva? një kuvertë krevatiAjo ditë më kujtonlibrin e Kadaresë. Cilin më kujton? librin e KadaresëKundrinori i drejtë është gjymtyrë e dytë e fjalisë. Kundrinori i drejtë tregon objektin mbi të cilin bie veprimi i kryer nga kryefjala.Ai mund të jetë një emër, një përemër, një grup emëror, një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën kallëzore.Kundrinori i drejtë nuk mund të hiqet apo të zhvendoset. Nëse ai hiqet, ndryshon kuptimi i fjalisë. Kundrinori i drejtë qëndron përgjithësisht pas kallëzuesit. Kundrinori i drejtëUshtrohemiPërdorimi i drejtë i gjuhës 233

