Page 237 - Demo
P. 237


                                    9Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëTrajtat e shkurtra si kundrinorë të zhdrejtëKundrinori i zhdrejtë mund të jetë:pa parafjalë,me parafjalë.Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalëKundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë e gjejmë duke i drejtuar kallëzuesit pyetjet: Kujt? Cilit? Cilës? Cilëve? Cilave?Këtij djali nuk i mungon gjallëria. (Kujt nuk i mungon gjallëria?)Vajza i jepte zemër nënës. (Kujt i jepte zemër?)Fjala që i përgjigjet në fjali pyetjes Kujt?, është kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë.Pyetjeve të mësipërme u përgjigjen emra ose grupe emërore në rasën dhanore.Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë qëndron zakonisht pas foljes, përveç trajtës së shkurtër që vendoset para foljes.Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë shprehet me:emër në rasën dhanore + trajtë e shkurtër: Anës i shkriu akullorja në dorë.me grup emëror + trajtë e shkurtër: Shoqes së ngushtë i dhuruan një libër.numëror i emërzuar + trajtë e shkurtër: Lajmi u erdhi të dyjave.përemër dëftor + trajtë e shkurtër: Këtij i thonë lajm.trajtë e shkurtër e përemrit vetor: Sytë i shkëlqenin nga gëzimi.Veta Numri njëjës Numri shumësVeta e parë më Nëna më foli për nesër. Kujt? (mua) më na Drejtori na foli me besim. Cilëve? (neve) naVeta e dytë të Vilma të foli për dasmën. Kujt? (ty) të ju Ai ju foli rëndë. Cilëve? (juve) juVeta e tretë i Fjona i foli rëndë. Kujt? (atij) i u Gjyshi u foli me zë të lartë. Cilëve? (atyre) uKundrinori i zhdrejtë me parafjalëKundrinori i zhdrejtë me parafjalë gjendet në rasat që marrin parafjalë: emërore, kallëzore, rrjedhore. Ai është një emër, një përemër ose një grup emëror me parafjalë.Vajza e vogël u shoqërua nga motra dhe vëllai. (rasa emërore)Vajza u takua me djalin pas disa ditësh. (rasa kallëzore)Përulemi me respekt para kujtimit të të rënëve. (rasa rrjedhore)Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë gjendet duke bërë pyetjet: Nga kush? Nga se? Prej kujt? Me se? Me kë? Me çfarë? Për kë? Kundrinori i zhdrejtë, ndryshe nga kundrinori i drejtë, mund të lëvizë lirshëm në fjali.Po raportonte para shokëve për punën e bërë. Për punën e bërë po raportonte para shokëve.Kundrinori i zhdrejtëKundrinori i zhdrejtë me parafjalëPërdorimi i drejtë i gjuhës 235
                                
   231   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241