Page 238 - Demo
P. 238


                                    Ushtrime1 Nënvizoni kundrinorët (të drejtë ose të zhdrejtë).Mbrëmë pashë ëndrrën më të çuditshme që mund të përfytyrohet. M’u duk sikur isha në shtëpinë e pleqve, në vendlindjen e gjyshes. Nuk ishte dhe aq keq, pasi kishte muzikë, një shkollë dhe një lloj kopshti për fëmijë. Më kujtohet që isha në një shtrat të bardhë. Në çast m’u shfaq një kopsht i mahnitshëm. Vendosa të ngrihem nga shtrati dhe të dal.Sot qe një ditë e paharrueshme. Pas kaq kohësh, munda, më në fund, të hyj në dhomën e gjyshes sime, ku gjeta nënën që rregullonte disa gjëra.2 Plotësoni tabelën me shenjën plus (+).Fjalia Kundrinori Kundrinor i drejtëKundrinor i zhdrejtë pa parafjalëKundrinor i zhdrejtë me parafjalëÇfarë ndjeu nëna? Një dhimbje.Cilave nuk u jepte rëndësi? Fjalëve.Me çfarë ishte mbushur sheshi? Me fëmijë.3 Dalloni kundrinorët e shprehur me trajtë të shkurtër të përemrit vetor.Një ditë, burri u ul në një shkëmb përballë detit dhe nisi t’i bjerë lahutës me përmallim, duke kujtuar gruan dhe shtëpinë. Për fat, në breg u afrua një vapor plot me ushtarë, të cilët, të mrekulluar nga muzika e ëmbël, që nuk e kishin dëgjuar kurrë në këto vise, zbritën për të marrë vesh se kush ishte njeriu që këndonte dhe i binte lahutës. Komandanti ia bëri me shenjë burrit që të afrohej dhe e pyeti.4 Plotësoni fjalitë e mëposhtme me kundrinorë të zhdrejtë duke u ndihmuar nga pyetjet.Babai i kujtoi (Kujt?) ______________Ajo po i kërkonte (Kujt?) ___________Nuk po i vinin në mend fjalët (Kujt?) ____________Bora i ishte përgjigjur (Kujt? Për çfarë?) _____________Lola këtë vit do të mbaronte (Çfarë? Për kë?) __________5 Plotësoni secilën fjali me kundrinorin e duhur. Shënoni përbri llojin e tij.Ajo kishte dalë të shihte ______________________. Ishte verë dhe nxehtësia e diellit na kishte bërë ____________________. Shitësit ambulantë rregullonin ____________ dhe u thërrisnin ________________________. Matanë urës morëm _________________________. Gruaja që qëndronte te dera e dyqanit, na bëri ______________________ kur kaluam. Ajo ________ bëri _______ të mos pipëtinim.(Fjalë ndihmëse: me djersë, kthesën, sheshin, pyetje, na, shenjë, tezgat, kalimtarëve.)6 Përdorni emrin kështjellë në fjali: si kryefjalë, si kundrinor të drejtë, si kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, si kundrinor të zhdrejtë me parafjalë. Sintaksë236 Gjuha shqipe 6
                                
   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242