Page 239 - Demo
P. 239


                                    Rrethanorët 10Vëreni figurën dhe jepni përgjigje duke përdorur fjalët pyetëse të mëposhtme.Ku janë fëmijët? ___________________________________Kur kanë dalë për shëtitje? ___________________________Sa fëmijë janë? ____________________________________Si po i mban duart djali? _____________________________Pse është i mërzitur? ________________________________Përse shoqet e shikojnë në atë mënyrë? ________________Llojet e rrethanorëveRrethanori Pyetja Shembull ShprehetRrethanori i vendit Ku? Nga? Të tërë janë mbledhur në shtëpinë e gjyshes në fshat.me grup emërorRrethanori i kohës Kur? Pas një jave fillon shkolla. Do të vij nesër. me emër me parafjalëme ndajfoljeRrethanori i mënyrës Si? Prindërit, të alarmuar, dolën shpejt e shpejt, nga shtëpia. me ndajfolje ose shprehje ndajfoljoreRrethanori i shkakut Pse? Djali i vogël u rrëzua nga të vrapuarit. me emër me parafjalëRrethanori i qëllimit Përse? Punonte shumë për të arriturrezultatet.me paskajoreRrethanori i sasisë Sa? Ndjehej i lodhur, pasi kishte pesë orëpa ujë.me grup emëror, me njësi matëseRrethanori në përgjithësi e ka vendin të lirë në fjali. Ai mund të qëndrojë para ose pas kallëzuesit (foljes).Rrethanorët shprehen: me ndajfolje ose shprehje ndajfoljore Dolën shpejt e shpejt nga shtëpia. me emër me parafjalë U lodhën nga të vrapuarit.me grup emëror Për të arritur te Liqeni i Shkodrës duheshin edhe dy orë. me paskajore Ai punonte për t’i mbajtur mirë fëmijët.Rrethanori i venditRrethanori i vendit shënon vendin ku kryhet veprimi ose ku zhvillohet një ngjarje.Shembuj: Babai i tij punonte në aeroport. Nesër do të shkoj në mal dhe do të qëndroj atje gjithë muajin gusht.Rrethanorii venditFjalët që tregojnë një rrethanë të veprimit të kallëzuesit, vendin, kohën, mënyrën, sasinë, qëllimin, shkakun etj., quhen rrethanorë.Përdorimi i drejtë i gjuhës 237
                                
   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243