Page 240 - Demo
P. 240
SintaksëRrethanori i vendit gjendet duke i drejtuar foljes pyetjet: Ku? Nga ku? Për ku? Prej ku? etj. Vendi i tij në fjali mund të jetë para ose pas kallëzuesit (foljes). me ndajfolje vendi: Atje pushohej. (ku pushohej?) Atje.me emër me parafjalë: Ai studionte në Londër. (ku studionte?) Në Londër. me grup emëror: Nga kjo sallë ka nisur aventura ime e sportit. (Nga ku?) Nga kjo sallë.Rrethanori i kohësRrethanori i kohës shënon kohën kur kryhet veprimi ose kur zhvillohet një ngjarje. Pra, ai ka vend të lirë në fjali. Hiqet pa e ndryshuar kuptimin e fjalisë. Rrethanori i kohës gjendet duke i drejtuar foljes pyetjet: Kur? Që kur?Vendi i tij në fjali mund të jetë para ose pas kallëzuesit (foljes).me emër me dhe pa parafjalë: Konkursi do të bëhet të mërkurën. me ndajfolje kohe: Alma doli vonë nga shtëpia me grup emëror: Atë moment u duk sikur u shua gjithçka.me formë foljore të pashtjelluar: Andi hyri në shtëpi pa mbërritur i ati. Rrethanori i vendit shprehet: Rrethanori i venditgjendet:1 Qarkoni S (e saktë) ose G (e gabuar).Rrethanori nuk mund të hiqet lehtë nga fjalia. S GRrethanori mund të hiqet nga fjalia pa e prishur kuptimin e saj. S GRrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë. S GRrethanori tregon objektin e veprimit. S GRrethanori shprehet edhe me ndajfolje. S G2 Nënvizoni rrethanorët dhe shënoni në kllapa llojin e tyre.Ditët kalonin me shpejtësi. ( _______ ) Do të ngjitem me gjyshin në mal. ( _____ )Dje shkova në Durrës. ( _______ ) Ai mori shumë libra me vete. ( _____ )Kurrë nuk i kam thënë jo nënës sime. ( _______ ) Nuk do ta harroj kurrë atë ditë. ( _____ )3 Nënvizoni rrethanorët, përcaktoni llojin e tyre dhe vendosini në tabelë sipas llojit.Çdo ditë, para se të largohemi nga shkolla, ne duhet ta lëmë shumë të pastër klasën. Çdo gjë duhet vendosur në vendin e vet: lapsat, ngjyrat, shkumësat, mjetet e vizatimit etj.UshtrimeRrethanori i kohës shprehet:Rrethanori i kohësgjendet:238 Gjuha shqipe 6

