Page 241 - Demo
P. 241


                                    SintaksëSot unë kisha pastrimin. Kisha marrë fshesën në dorë dhe po pastroja. Papritur, bishti i fshesës kapi një shishe që ishte e mbushur plot me bojë të kuqe. Ajo ra dhe boja u derdh në tokë. Rrethanor kohe Rrethanor vendi Rrethanor mënyre Rrethanor sasie4 Zgjeroni me rrethanorë vendi dhe kohe grupin foljor të fjalive të mëposhtme.Vëllai i madh ngriti supin ___________________________________________________________Biseda u pre _____________________________________________________________________Zemra e tij u ngazëllye _____________________________________________________________Ata ngritën zërin _________________________________________________________________5 Rrethanorët e nënvizuar zëvendësojini me të tjerë rrethanorë, pa ia prishur kuptimin fjalisë.Dhurata e KrishtlindjesIshte nata e Krishtlindjes. Unë prisja me padurim dhuratën time. Shikoja nga të katër anët e shtëpisë, por asgjë, asnjë shenjë…Mos ndoshta fleta e letrës mbi karrige donte të më thoshte diçka? Jo, nuk po e prek.Prindërit më thanë se babagjyshi akoma nuk kishte ardhur. U shtriva... u përpoqa të fle… gjumi nuk më zuri. M’u kujtua letra mbi karrige. Diçka do të thoshte edhe ajo…Në mëngjes u çova dhe po shikoja rreth e rrotull. Syri im nuk shikonte asgjë.– Ndoshta babagjyshi më ka harruar këtë vit? Ndoshta kam bërë ndonjë gabim dhe më qorton? Fillova të lëviz nëpër shtëpi. Isha shumë i trishtuar. Gati sa nuk qaja…Shikoja e kontrolloja në çdo cep, por asgjë. Sytë i kisha plot me lot.Më vinte në mend copa e letrës. – Ç’të jetë vallë?Më mbushi me shpresa. Vrapova dhe e mora. E hapa.Brenda saj ishte vizatuar një biçikletë. Ishin shkruar edhe disa fjalë: Në fund të shkallëve!I zbrita shkallët me një shpejtësi marramendëse. Ç’të shikoje?Poshtë shkallëve qëndronte si nuse e bukur një biçikletë e madhe, që shkëlqente.Ua! Si mundi babagjyshi i Vitit të Ri të ma lexojë ëndrrën time?(M. Rosen)UshtrimePërdorimi i drejtë i gjuhës 239
                                
   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245