Page 245 - Demo
P. 245
SintaksëRrethanori i mënyrës Rrethanori i sasisëështë gjymtyrë e dytë e fjalisë, që tregon mënyrën se si kryhet veprimi;gjendet duke i drejtuar kallëzuesit foljor pyetjet: Si? dhe Në ç’mënyrë?është gjymtyrë e dytë e fjalisë, që tregon një sasi të caktuar në masë;gjendet duke i drejtuar kallëzuesit foljor pyetjen Sa? Kujdes:Mos ngatërroni rrethanorin e sasisë me kundrinorin.Lexoni shembujt për të kuptuar dallimin. Ata qëndruan dhjetë ditë në plazh. Sa? − dhjetë ditë. Në këtë rast kemi rrethanor sasie.Mbante ca mollë në duar dhe vraponte drejt shokëve. Çfarë? − ca mollë. Në këtë rast kemi kundrinor të drejtë.Mbani mend1 Nënvizoni rrethanorët dhe vendosini në tabelë sipas llojit:Lapsi ka disa vlera që ti duhet t’i njohësh, sepse ato të bëjnë t’i ruash brenda vetes, të bëjnë njeri.E para është se, here pas here, mua më duhet të përdor një mprehëse. Ajo e bën gjithmonë lapsin të vuajë pak, kështu që ai bëhet dalëngadalë më i mprehtë. Kjo gjë të mëson t’u bësh gjithmonë ballë dhimbjeve, ato të bëjnë një njëri më të mirë se ç’je.Vlera e dytë e lapsit është shumë e veçantë: të shkruarit me laps të jep mundësinë të përdorësh një gomë për të fshirë atë që është shkruar gabim. Duhet të kuptosh se korrigjimi i diçkaje që ke bërë gabim padashur, nuk është diçka e keqe, por një gjë që na ndihmon të gjejmë rrugën e drejtë.Rrethanor Vendi Kohe Mënyre Sasie Shkaku Qëllimi2 Nënvizoni rrethanorët dhe zëvendësojini me të tjerë të të njëjtit lloj.Syri ankohej:– Ah, i shkreti unë, i gjori! Prej kushedi sa shekujsh e këtej, gjërat për mua janë bërë keq e më keq. Kurdoherë kam shëtitur diellin duke u vërtitur rreth tokës. Mirëpo ja ku jam. Eh, Koperniku, Galileu! Më thonë se e kam gabim, pasi është toka ajo që rrotullohet rreth diellit.Vështroja në ujë dhe ujin e shihja të pastër si kristal. Mirëpo më mërzit ai holandezi, shpikësi i mikroskopit, i cili zbulon se në një pikë ujë ka më shumë qenie të gjalla se në një kopsht zoologjik. Vështroj qiellin në pikën më të largët, atje lart. Gjithçka është sterrë e zezë. Jam më se i bindur. Shoh mirë dhe shoh qartë unë. Po ja që gabuakam unë, thonë ca. Po të vëmë një teleskop dhe të shohim atë kënd të errët, do të na dalin në shesh miliona yje.UshtrimePërdorimi i drejtë i gjuhës 243

