Page 246 - Demo
P. 246
3 Qarkoni S për pohimin e saktë dhe G për pohimin e gabuar.Rrethanori i sasisë tregon sasinë e veprimit të shprehur prej kallëzuesit. S GRrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit. S GRrethanori i sasisë edhe mund të hiqet nga fjalia. S GRrethanori i mënyrës është gjymtyrë e dytë e fjalisë. S GRrethanori i mënyrës nuk mund të zhvendoset brenda fjalisë. S GRrethanori i sasisë tregon sasinë e kohës së shprehur nga folja. S GFunksionin e rrethanorit mund ta kryejë një emër, një grup emëror, një ndajfolje, një shprehje ndajfoljore ose një formë e pashtjelluar. S G4 Në tekstin e dhënë, vendosni fjalët që mungojnë. Ç'lloj rrethanorësh janë? Mira, që po pastronte dritaret, kishte parë çdo gjë dhe mori ___________ leckën e pastrimit duke më thënë:– Mos u shqetëso, do ta pastrojmë ___________.– Këta shkopinjtë janë ______ të shpifur. __________të prishin punë. Pse i kanë bërë _____ të gjatë. Ne fëmijët jemi të shkurtër. Nuk janë _________ për ne.Ndërkohë kishte mbërritur mësuesja, e cila po dëgjonte bisedën e fëmijëve.– Kush punon ________, edhe gabon _______! – foli ajo.Ajo u bashkua me ta dhe u premtoi se do t’i shkurtonin bishtat e pajisjeve të pastrimit.Fëmijët kishin të drejtë.(Fjalë ndihmëse: së bashku, vërtet, ngadalë, gjithmonë, tamam, shumë, kaq, pak.)5 Nënvizoni rrethanorët. Nëse është e mundur, ndërroni rrethanorin me një tjetër të të njëjtit lloj.Nëse do ta vizitoni ndonjë ditë qytetin e gabimeve, bëni vazhdimisht kujdes!Mjafton të merrni me vete një laps e një letër dhe të shkruani e të vizatoni të gjithë emrat që janë shkruar gabim nëpër objekte dhe në vende të ndryshme.Niseni pa përtim punën:Vëreni me kujdes reklamat emërtimet, emrat e dyqaneve etj.Vëreni më poshtë qytetin e gabimeve dhe mbani shënim fjalët e shkruara gabim.6 Shkruani disa udhëzime për përdorimin e celularit, duke përdorur sa më shumë rrethanorë. Bëni një grafik me sasinë e rrethanorëve të përdorur për çdo lloj.7 Punë në grupe. Bëni një projekt me titullin “Qyteti i gabimeve të mëdha” dhe shkruani reklama e çdo gjë tjetër që shihni në qytet/fshat, që është shkruar gabim. Shkruajini sërish tekstet pa gabime. Shtoni edhe rrethanorë që e plotësojnë kuptimin e tyre.Vlerësoni punën e grupeve.Ushtrime Bibliografi244 Gjuha shqipe 6

