Page 25 - Demo
P. 25
ShkruajmëTë shkruash është një mënyrë për të shprehur vetveten. Për të realizuar një shkrim të mirë, duhen ndjekur disa faza.Faza e parë: parashkrimiFaza e dytë: shkrimi i variantit të parëFaza e tretë: rishikimiFaza e katërt: redaktimiFaza e pestë: publikimiFAZAT E REALIZIMIT TË PROCESIT TË TË SHKRUARIT Faza e parë: ParashkrimiZgjedhja e temës Fillimisht zgjedhim një temë, p.sh.: “Fëmijët nëpër botë”.Përcaktimi i llojit të shkrimitPërcaktoni llojin e shkrimit:përshkrim, urim, njoftim etj. Grumbullimi i ideveZgjidhni një ide kyçe. Mblidhni ide të larmishme rreth temës suaj, p.sh.: fëmijët, nevojat, jeta kulturore, interesat, arsimi, veprimtaritë.Mbledhja e informacionitMblidhni nga gazeta, revista, interneti apo nga libra të ndryshëm, materiale, të cilat ju lidhin me idetë kryesore të temës. Shkrimi i ideve Shkruani disa fjali për informacionin e mbledhur.Plotësimi i një liste me pyetjeShkruani pyetje që lidhen me temën për të gjetur ide të reja. Çfarë po ndodh sot me fëmijët? Me çfarë problemesh përballen ata sot?Plani i shkrimitShkruani pika plani. Ktheni idetë dhe pyetjet në pika plani. 1 2 3 4 Renditni me shkrim idetë tuaja duke ndjekur të gjithë hapat e fazës përgatitore.Përgatitja për procesin e të shkruaritNë hapësirat e rrëfimit letrar 23

