Page 26 - Demo
P. 26


                                     Faza e dytë Shkrimi i variantit të parëKthejini idetë në fjali dhe paragrafë. Mos u shqetësoni, kur bëni gabim.Shkruani variantin e parë të shkrimit tuaj. Mos harroni rendin: hyrja, zhvillimi, mbyllja. Faza e tretë RishikimiRishikimi është proces të shkruari, gjatë të cilit bëhen ndryshime. Është shumë e rëndësishme ta rishikoni shkrimin, pasi e bëni më të qartë për të tjerët. Gjatë rishikimit, mund t’i bëni disa pyetje vetes: A është interesant shkrimi im? A ka ndonjë fjali që duhet ndryshuar? A i kam përfshirë të gjitha hollësitë? Duhet të përjashtoj ndonjë hollësi? Mund të shtoj hollësi të tjera? A janë në vendin e duhur fjalitë dhe ngjarjet?Faza e katërt RedaktimiRishikoni shkrimin tuaj dhe gjeni gabimet që mund të keni bërë. Ky proces quhet redaktim.Për redaktimin e variantit të parë është e nevojshme të përdorni edhe një sistem shenjash, të cilat ndihmojnë dhe lehtësojnë punën tuaj. Faza e pestë: Publikimi Përgatitja e variantit përfundimtarPublikimi është momenti kur keni mbaruar së shkruari. Në këtë fazë, ju duhet: të lejoni që shkrimin tuaj ta lexojnë nxënës të grupeve të tjera; të lexoni me zë dhe të regjistroni shkrimin tuaj; ta botoni në gazetën e shkollës; t'ua dërgoni me e-mail shokëve dhe miqve.Përgatitni një shkrim me temë “Fëmijët nëpër botë”, duke ndjekur fazat e mësipërme.Korrigjoni shkrimet e njëri-tjetrit duke përdorur sistemin e shenjave të mëposhtme.Simboli Kuptimi ShembulliFshijeni fjalën gjeni ndryshimet, dallimet dhe të përbashkëtat( ... ) Vendoseni në kllapa kujdes në ndërtimin e strukturës së rrëfimit (hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen)# Lini hapësirë fliste mësë miriZhvendoseni fjalën mbizotëronte qetësia, rregulli, mirësjelljaParagraf i ri Doli diçka midis thirrjes së dëshpërimit dhe rënkimit. Funksionarët e lartë, që rrininjo Shmangni kalimin në paragraf të ri Dita tjetër ishte për mua një ditë e zezë dhe e paharruar. jo Sapo hyra në shkollë, drejtoriKorrektoni shkronjën vënd Vendosni dypikësh, presje, pikë apo apostrofti them; tu jap / përgjigjuni pyetjeve / lojërat pasionet sportetVendosni vizë ndarëse njëri tjetrinShkurtoni grupin e fjalëve ruaj në kujtesë kujtoj24 Gjuha shqipe 6
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30