Page 27 - Demo
P. 27
Para leximitKujtoni tregime dhe vjersha të shkruara nga Migjeni. Tregoni dhe recitoni disa prej tyre. Tregimi “Zeneli” tregon se varfëria e tejskajshme nuk e pengon njeriun të dojë shkollën dhe të kërkojë sa më tepër dituri._______________________________________Zeneli asht si ajo tokë e mirë, e plleshme, ku fara dosido e hedhun, zen, rritet dhe ep fryt ma tepër se pritej.I thom: – Zenel, thueje ti atë që s’diti shoku… portret i një djali të varfër, por inteligjent. Çohet me ata sytë e tij të gështejtë, të përqendruem mendueshëm ndër sytë e mij. Dhambët e bardhë, fytyra e zeshkët, balli i rregullt, kryet zgjatun për mbrapa. Flet. Përgjigjet me besim të madh në vetvete. E at besim e fitoi me shumë prova, mbasi gjithmonë, kur s’dijnë të tjerët, atij i takon me folë. Dhe flet me ballë pak të rrudhun në mes syve.Nganjëherë – ashtu tue folë – e tradhton Zenelin fantazia fëminore, i hyp kalit imagjinar me flatra dhe fluturon nga reja në re, – por me të vumun re buzëqeshjen time, kujtohet se asht tue gabue, ndalet disi, ndjehet ngusht, ulet pa i thanë unë me ndejë, dhe mbulon fytyrën me duer nga turpi. Atëherë qeshem, qeshen shokët e tij dhe sjellin kryet herë nga unë, herë nga Zeneli.Nganjëherë, rrallë i mbushet mendja Zenelit dhe thotë: – S’dij zotni. – Atëherë mësimi nuk shkon si duhet. Nuk don me ditë për të. Nganjëherë, gjithashtu rrallë, i futet Zenelit gëzimi fëminor mu në zemër, asgjësend e ban të qeshë, dridhet nga gazi, s’rri urtë dhe trazon shokët. Dhe nuk ndihmojnë as qortimi, as interesi i mësimit. Mue atëhere më bahet se edhe më tall, edhe më qorton Zeneli me kët mënyrë: mjaft ma, zotni mësues, mjaft, mjaft na mësuet si duhet me jetue, ç’ka asht mirë e bukur, mjaft na mësuet, megjithatë ne po rrojmë si rrojtën stërgjyshnit tanë, po në ato gëzime e po në ato mjerime, të lanun e të tretun në këto bjeshkë. Qe, na shiko një herë, njenit nëpër këmishë të shkyeme i shifet supi i verdhë, tjetrit barku si drrasë, atij atje asht gati t’i bjerë të fikët nga uria, nji tjetër me mëzipërmbahet mos t’i bajnë dhëmbët brrr nga ethet… Kështu më dukej se më qortonte me tallje fytyra e Zenelit, ndërsa qeshej. Orë gjeografie. Marr globin në dorë. U flas. – Po Shqipnia ku asht? – pyesin dy-tri veta, e tjerët i ngrehin qafat që të shohin më mirë. – Kur ua dëftoj shejin: nji pikë e kuqe në mes të ngjyrave të tjera, dëgjohen zane të pakënaquna, disi të shqetësueme: ZENELIe plleshme – pjellore, që prodhon.ep – jep.vumun re – vënë re, dalluar.me ndejë – këtu: për t’u ulur; forma përfaqësuese e foljes ndenjem në dialektin gegë.të lanun – të lënë.të shkyeme – të shqyera, të grisura.me mëzi – mezi, me shumë vështirësi.dëftoj – tregoj.shej – shenjë.Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni, 1911-1938)FjalorLexojmëNjë nga përfaqësuesit më të rëndësishëm në letërsinë shqiptare të shekullit XX, i cili ka qenë poet dhe prozator i mirënjohur. Ka lindur në Shkodër dhe ka punuar si mësues në Vrakë, Shkodër e Pukë. Pra, ka jetuar mes malësorëve dhe ka njohur varfërinë e mjerimin e tyre, duke i pasqyruar në krijimet e tij, ndër të cilat përmendim: \e mjerimit\misrit\të Veriut\shtëpi\përditshme falna sot\\qymyr, zotni?\vret\Pikturë nga Monika ZeromskaNë hapësirat e rrëfimit letrar 25

