Page 28 - Demo
P. 28
Tregimi është një shkrim letrar i shkurtër, në të cilin përshkruhet një çast ose një ngjarje nga jeta e një ose më shumë personazheve.Ideja është mendimi kryesor që përshkon një vepër letrare. STUDIM TEKSTI – Sa e vogël!...– E vocërr, e vocërr, me mëzi shifet…– Posi Zotni, kaq e vocërr Shqipnia? – çohet njeni tue kundërshtue me dorë. Vërej shpirtet e vegjël të shqetësuem, pse atdheu i tyne kaq i madh – si u duket atyne në natyrë – asht vizatue aq i vogël dhe mendojnë se asht gabim. E dij se nesër Shqipnia në glob ka me u rritë, ka me u ba kushedi sa e madhe prej dorës së ndonjenit nga shqipot e klasës. Për me i ngjall, me ua çue moralin, u flas: – Çfarë?! Shqipnia nuk asht e vogël! Asht e madhe? Po t’u pjestonte ndër njerëz sa jemi, i bije kaq e kaq secilit sa nuk u bjen njerëzve të shteteve të tjera të Evropës. – Pse e kanë vizatue pra, kaq të vogël? – me zemërim dhe tue u ndihmue me duer flet mprojtësi i vogël i të drejtave të atdheut.Mezi përmbahem së qeshuni dhe u flas:– Pse jemi ma të vegjël se shtetet e tjera. Por kjo s’do me thanë gja. Për me qenë të lumtur, na mjafton kjo tokë që kemi, veç duhet ta punojmë e… – në kët çast ra zili e fmitë ma nuk kuptojshin gja nga filozofia e lumnisë që nisa t’ua zhvilloj.e vocërr – shumë e vogël.njeni – njëri.ngjall – gjallëroj.zili – zilja.lumni – lumturi.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tregimin dhe përgjigjuni pyetjeve:Ku zhvillohet ngjarja?Cilët marrin pjesë në të?Cilës periudhë i përket tregimi?Pse mësimi nuk shkon si duhet, kur Zeneli s’përgjigjet?FjalorInterpretojmë tekstin 2 Pse mësuesit i bën përshtypje Zeneli? 3 Në tregim, dashuria e mësuesit për nxënësit e tij përcillet:nga mënyra se si i vështron,nga mënyra se si shpjegon mësimin,nga mënyra se si argumenton dhe trajton shqetësimet e tyre.Gjeni në tekst fjalitë ku pasqyrohen këto momente.Analizojmë tekstin 4 Tema e këtij tregimi është:a. varfëria dhe mjerimi shoqëror,b. marrëdhëniet mes nxënësve dhe mësuesve,c. padrejtësitë shoqërore,d. dashuria për atdheun.Cilat janë mendimet e mësuesit?Çfarë i shqetëson fëmijët kur shohin globin?Si u përgjigjet mësuesi pyetjeve plot shqetësim të fëmijëve?26 Gjuha shqipe 6

