Page 30 - Demo
P. 30
Para leximitBashkëbisedoni në grup për temën: “Prindërit janë njerëzit më të ndershëm që njohim”.Tregimi “Provimi” është shkëputur nga përmbledhja “Korrieri i vogël i familjeve”, e shkrimtarit italian Xhovanino Guareski. Në të përshkruhet marrëdhënia prindër-fëmijë._______________________________________Isha ulur e po lexoja përpara dritares së hapur, kur Albertinoja m’u afrua dhe më pyeti:– Baba, je i ndershëm ti?Kjo nuk është pyetje e thjeshtë dhe, megjithëse njeriu mund të jetë mësuar duke rrëmuar në ndërgjegjen e vet, mbeta ngushtë.– Po ty pse të intereson? – mërmërita.– Më duhet për esenë ku duhet të përshkruajmë prindërit: por jo siç e bëra vitin e kaluar, me gjatësinë, gjerësinë, perimetrin e të tjera. Kësaj radhe duhet të shkruaj për ndershmërinë, zellin, punën, dashurinë për atdheun e gjëra si këto.Margarita, ime shoqe, ndërhyri:– Domethënë, të kërkohet portretizimi moral i prindërve, – tha ajo. – Ne kujtojmë se brenda mureve të shtëpisë nuk na kontrollon njeri, mirëpo në të vërtetë fëmijët na shohin. – Shohin edhe djemtë, edhe vajzat e vogla, – theksoi vajza ime e vogël, që ne e thërrasim \– S’janë punë për ty këto, – ia ktheu e ëma prerazi. – Kur të shkosh në klasë të katërt, si yt vëlla, atëherë, po.“Rebelja” ia priti se ajo shikonte dhe i dinte ca gjëra, pa qenë nevoja të ishte në shkollë, por Margarita nuk iu përgjigj provokimit të saj. – Baba, je i ndershëm ti? – pyeti sërish Albertinoja.– Nuk është nevoja as të ngresh pyetje, – thirra. – Ti më njeh, e di çfarë bëj e si sillem, ndaj të takon ty të gjykosh a jam i ndershëm apo jo.Albertinoja u kthye në tryezën e punës.– Por, kur unë jam në shkollë dhe ti s’je në shtëpi, unë nuk e di se çfarë bën ti, – vërejti ai me shqetësim.Patjetër që u pezmatova. – Pra, kështu paske besim te babai yt?! Vërtet mendon se unë sillem si njeri i drejtë në shtëpi, kurse jashtë sillem si i keq?Bëra një gjest padurimi.Albertinoja pohoi me kokë, pastaj, pasi e kafshoi mirë e mirë bishtin e penës, shkoi te Margarita e i pëshpëriti diçka në vesh. – Xhovanino, – tha Margarita pas pak, – të lutem, jepi një përgjigje të saktë.– Unë jam njeri i drejtë! – thirra. – Habitem si mund të lindin dyshime për këtë.Albertinoja pohoi përsëri me kokë e shkoi t’i çuçuriste në vesh Margaritës.PROVIMIXhovanino Guareski(Giovannino Guareschi)(1908-1968)rrëmoj – kërkoj me kujdes diçka që më nevojitet.mërmërij – flas me vete me zë të ulët.zell – përpjekje dhe këmbëngulje e pareshtur për të kryer një punë.theksoj – këtu: shqiptoj më fort një pjesë fjalie për të vënë në dukje rëndësinë kuptimore të saj, peshën emocionale që ka etj.FjalorShkrimtar, gazetar, karikaturist dhe humorist italian i shekullit XX, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ndër më të njohurit në vendin tonë janë librat e serisë që ka në qendër personazhin e Don Kamilos, të cilët edhe janë ekranizuar.28 Gjuha shqipe 6

