Page 31 - Demo
P. 31


                                    – Po, po, njeri i drejtë dhe njeri i ndershëm janë e njëjta gjë, – e siguroi ajo dhe Albertinoja iu kthye fletores.Kaluan pesë minuta, pastaj Albertinoja, me shumë kujdes, filloi prapë nga pyetjet:– Je edhe i zellshëm, baba? – Po, Albertino, – iu përgjigja ngrohtë. – Jam punëtor i zellshëm, më pëlqen puna që bëj, përballoj edhe sakrifica për të mirën e familjes, të atdheut, të qytetërimit.Albertinoja shënoi me kujdes çdo gjë në fletore dhe ngriti kokën sërish:– Po si, baba, si je?Nuk pranova të përgjigjesha.– Të takon ty të më gjykosh, ti je fëmija im, – pohova.– Edhe unë jam fëmija yt, – tha “Rebelja” me kryeneçësi.– Patjetër! Prandaj, ju të dyve ju takon të më gjykoni si jam si baba.Albertinoja dhe “Rebelja” shkuan në dhomën tjetër për të biseduar e për të marrë një vendim të përbashkët për cilësitë e mia si baba. Diskutimi qe i gjatë dhe i gjallë. Më së fundi, u kthyen të dy dhe Albertinoja u ul menjëherë në tavolinë e filloi të shkruante. E vështrova mirë e mirë, por nga fytyra e Albertinos nuk kuptohej asgjë. “Rebelja” më vështroi drejt e në sy, pastaj më shkeli syrin dhe bëri një gjest si për të më thënë: “Mos ki merak, janë të gjitha për bukuri: i rregullova unë punët”.Mora frymë i lehtësuar: më kishte shkuar mirë edhe kësaj radhe. E kisha kaluar me sukses provimin e babait. “Rebelja” më kishte ndihmuar shumë, ndaj i isha mirënjohës.rebele – fëmijë ose i mitur që është i pashtruar, që nuk bindet dhe nuk dëgjon më të mëdhenjtë. qesëndi – fjalë për të vënë në lojë dikë, tallje e lehtë.prerazi – shkurt.provokim – nxitje e qëllimshme.pezmatohem – fyhem prej një padrejtësie.gjest – lëvizje e duarve ose e kokës për t'i shprehur diçka personit përballë.çuçuris – flas me zë shumë të ulët me dikë.kryeneçësi – kokëfortësi, të mos pranosh mendimin e të tjerëve.FjalorLexojmëNë hapësirat e rrëfimit letrar 29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35