Page 33 - Demo
P. 33


                                    Shkruajmë Rishkruajmë një tregimLexoni tregimin dhe kthejeni nga veta e parë në vetën e tretë, sipas shembullit të dhënë.Kur kthejmë një tregim nga veta e parë në vetën e tretë, në të ndodhin disa ndryshime:ndryshojnë vetat e përemrave vetorë, pronorë e dëftorë;ndryshojnë kohët e foljes, nga e tashmja në të shkuarën. Në tregimin me titull “Kur isha fëmijë”, lexoni katër paragrafët e parë dhe kthejini nga veta e parë në vetën e tretë, duke bërë ndryshimet e nevojshme si në tregimin e mësipërm.Tregimi në vetën e parë Tregimi në vetën e tretëKthim në familjeUnë jam Marku. Sapo jam kthyer nga pushimet. Isha në Alpe. Atje kalova ditë fantastike. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam njohur shokë të rinj.Prindërit dhe motra më pritën në stacionin e autobusëve. Më mbuluan me puthje e përkëdheli. U dukesha më i rritur dhe, me lot në sy, më përkëdhelnin flokët, supet.Atë ditë u bëra shumë llafazan. Nuk e di sa histori u kam treguar. Ata më dëgjonin, qeshnin dhe nuk u besohej që unë kisha kaluar aq mirë. Orë e çast më pyesnin. Mami, e shqetësuar për shëndetin tim, më afrohej, më përkëdhelte flokët dhe më thoshte: - Sikur qenke dobësuar pak?Unë e largoja me kujdes dorën e saj duke i thënë:- Po kam bërë gjimnastikë, jam larë në lumë, kemi ecur, kemi bërë shumë lojëra sportive.Sa më shumë tregoja unë, aq më shumë merakosej ajo.Duke më përkëdhelur, mami vuri re në krahun e djathtë shenjën e një gërvishtjeje dhe menjëherë më pyeti:- Po kjo këtu, ç’është?- Plagë lufte mami! - iu përgjigja unë menjëherë. - Në pushime ka edhe plagë lufte që duhen përballuar. Këtë plagë dhe një videolojë i fitova në një garë të jashtëzakonshme. Dhjetë djem vrapuam për të kapur në largësinë 100 metra këtë videolojë. Pra, këtë garë e këtë videolojë i fitoi djali yt, jo pa sakrifica. Një e rrëzuar e vogël më la këtë shenjë, që unë t'i mbaj mend këto ditë të paharruara pushimesh.- U rrit djali, grua, - foli i qetë babai pas rrëfimit tim.Kur u duk se na kishin mbaruar fjalët, u ngrita dhe shkova në dhomën time për të vënë pak rregull.Kisha një arsye, doja t’i gjeja vendin trofeut të fituar. Kthim në familjeMarku sapo ishte kthyer nga pushimet në Alpe. Atje kishte kaluar ditë fantastike, kishte mësuar shumë gjëra dhe kishte njohur shokë të rinj.Prindërit dhe motra e pritën në stacionin e autobusëve. Embuluan me puthje e përkëdheli, u dukej më i rritur ________________________________________(Vijoni të shkruani tregimin në vetën e tretë, sikur e tregon një tjetër dhe jo vetë personi që e ka jetuar këtë ngjarje.) ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Kur u duk se u kishin mbaruar fjalët, ai u ngrit dhe shkoi në dhomën e tij për të vënë pak rregull. Kishte një arsye: dontet’i gjente vendin trofeut të fituar.Kthejmë nga veta e parë në vetën e tretë.Në hapësirat e rrëfimit letrar 31
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37