Page 34 - Demo
P. 34


                                    Flasim 1 Zgjidhni fjalët që u përshtaten prindërve tuaj dhe jepni shembuj konkretë nga situatat në familje, në të cilat ata i shfaqin këto cilësi.Babi MamiKomunikimi me të rriturit 2 Të drejtat dhe detyrat tona (bashkëbisedim në grupe).Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:Në qoftë se prindërit ju qortojnë se u kushtoni mësimeve më pak kohë se sa duhet, ju si reagoni?Kur dilni me shokët dhe ktheheni vonë, cilat janë reagimet e prindërve? Po justifikimet tuaja? Cilat janë sjelljet tuaja në lidhje me rregullin (në dhomën tuaj të gjumit, në tavolinën e punës, në sistemimin e veshjeve të përditshme)?E ndihmoni nënën/babain në punët e shtëpisë? Në cilat punë konkretisht?Nëse dikush nga familja ju kërkon ndihmë për diçka, cili është reagimi juaj? Jeni të gatshëm apo ju luten shumë?Nëse prindërit nuk ju blejnë gjërat që doni, si reagoni?i/e ndershëm/me, i/e lëkundur, autoritar/e, frikacak/e, egoist/e, serioz/e, i/e ëmbël, i/e sjellshëm/me, mbështetës/e, i/e kujdesshëm/me, i/e pakujdesshëm/me, i/e qetë, i/e duruar, i/e paduruar, nervoz/e, i/e gatshëm/me, i/e egër, aktiv/e, i/e heshtur... 32 Gjuha shqipe 6
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38