Page 36 - Demo
P. 36


                                    Ramadan Pasmaçiu (1938)Para leximitTregimi “Dashuria e nënës” është shkëputur nga libri me të njëjtin titull, i shkrimtarit Ramadan Pasmaçiu. Në të tregohet se dashuria e një nëne për birin e saj është më e madhe se çdo gjë._______________________________________Dimri hyri me kohë. E ne nuk qemë të veshur mirë. Mërdhinim shumë, kur shkonim në mëngjes në shkollë. Ishin kohëra të vështira, vitet e para pas luftës. As që dinim ç’qenë xhupat e palltoja e madhe! Edhe më pisk e kishim kur binin shira. Ç’do të na mbanin këpucët e vjetra! Na bëheshin këmbët ujë e baltë. Më kujtohet si tani. E kisha nënën të sëmurë. Nuk di nga ç’sëmundje, veç shihja se si herë zbehej e herë skuqej prush nga temperatura. Babai i rrinte te koka dhe dilte, sillte prapë mjekun.Një ditë, aty në të ngrysur, vura re se buzët e nënës ishin bërë eshkë. Ajo, e shtrirë në shtrat me sytë pothuajse mbyllur, rënkonte me zë të ulët. U tremba e u drodha. Nuk isha as njëmbëdhjetë vjeç. Kujtova se po vdiste! Pashë në sy babanë dhe psherëtiva thellë, gati në të qarë. Ai më vuri dorën në sup e më tha:– Ti u rrite! Ç’janë këto?! A vete të blesh një kile portokalle, t’ia shtrydhim nënës? Mora lekët dhe u sula tatëpjetë shkallëve. Pas aq kohe me qiell të vranët, ia nisi një goxha shi. Vrapova përmes shiut, pa ndaluar askund. Doja të bëja edhe unë diçka për nënën, diçka sado të vogël.Kur u ktheva, kulloja ujë i tëri dhe mezi merrja frymë. Po, për çudi, nuk ndieja të ftohtë. Një zjarr i brendshëm më ndizte gjithë trupin. Hoqa këpucët dhe i lashë pas derës. Hoqa edhe çorapet e lagura. Gishtat e këmbëve më ishin zbardhur dhe fishkur, po punë e madhe!I dhashë portokallet babait dhe prita të më thoshte ndonjë fjalë të mirë, se kisha shkuar dhe kisha ardhur shpejt. Pazarin e kishim larg dhe rruga në të kthyer qe plot të përpjeta. Po atij as që i vajti ndër mend të më lëvdonte. U ngrys, me të më parë. Dhe më shtyu lehtë drejt oxhakut, që të thahesha te zjarri, duke më fshehur me shpatulla prej syrit të nënës, që ajo të mos më shihte në atë gjendje e të mos shqetësohej për mua.mërdhin - ka ftohtë.pisk – e ka punën keq.në të ngrysur – sapo nis të erret.u sula – ia nisa vrapit me të shpejtë.të vranët – të vrenjtur.DASHURIA E NËNËSÇ’është dashuria për prindin, shokun, mikun?Ndjenjë.Mendim.Dhembshuri.Sakrificë.Plotësoni kllasterin, duke gjetur mbiemrat e përshtatshëm.Dashuria për prindërit:FjalorShkrimtar i njohur bashkëkohor i letërsisë për fëmijë, i cili ka lëvruar me sukses të gjitha gjinitë letrare. Njihet edhe si publicist e gazetar i suksesshëm që pas diplomimit për gjuhë-letërsi, me botime në organet e shtypit të përditshëm e atij periodik. Krijimtaria e tij është e pasur, e vëllimshme dhe e vlerësuar me çmime letrare. Ndër librat e tij të shumtë, veçojmë: “Udhëve të fëmijërisë”, “Dashuria e nënës”, “Kush rron duke shpresuar”, “Shtjellat e bardha, “Xhufi”, “Tri pëllëmbë shtat e shtatë pëllëmbë mjekër” etj.34 Gjuha shqipe 6
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40