Page 37 - Demo
P. 37


                                    Por nëna sikur i shpoi me sy shpatullat e babait! Dhe ndodhi e papritura!– Obobo, djali! – thirri dhe, hop, kërceu në dysheme prej shtratit.Në këtë moment mund të thoje se nuk ishte e sëmura e venitur me buzët e thara! U derdh tek unë me rrëmbim. Më fshiu me peshqir dhe më ndërroi me ç’mundi. Pastaj u ul pranë zjarrit e më mori në prehër. Filloi të ngrohte nëpër gjuhëzat e flakës duart që i digjeshin dhe fërkonte me to këmbët e mia akull.Im atë e shikonte nënën i habitur, por s’guxonte t’i fliste. Të dukej se trembej se mos e përmendte. Sikur ajo qe ngritur përgjumshëm e, sapo t’ia ndiente zërin babait, do të zgjohej. Do të kthehej në gjendjen e parë e do të shtrihej tek ishte, pa pikë fuqie.Ndërsa nëna, tek më mbante shtrënguar në gji, si të isha krejt i mitur, tundej me faqen puqur pas kokës sime dhe më mërmëriste aq e aq fjalë të ëmbla…Të nesërmen u çova vonë. Kur hapa sytë, ndodhi çudia më e madhe. Pranë jastëkut pashë një palë këpucë të tjera, të bukura e të reja fringo, ngjyrë kafe. As që kisha parë e jo më mbathur këpucë të atilla.Për një çast kujtova se qeshë në ëndërr. Por jo! Nëna po më buzëqeshte nga shtrati i vet. Ishte e këputur dhe rrathët mavi rrotull syve i shquheshin qartë.– Janë të tuat! – më tha. – T’i mbash me shëndet!E paskësh mposhtur sëmundjen, ndonëse për pak kohë! Kishte dalë nga shtëpia herët dhe m’i kishte blerë te ndonjë tregtar! Shtrenjtë, patjetër! Me të hollat që kurseheshin për barnat e saj! Dhe qenkësh kthyer në shtrat! Por tani ishte e qetë e jo si më parë!Pas disa ditësh u ngrit dhe nisi prapë të sillej nëpër shtëpi si flutur, duke bërë punët.Babai i tregoi gjithçka mjekut. Ai u mendua pak dhe tha:– Po, njihet ky rast. Dashuria e nënës për fëmijën bën çudira.Dialogu është bashkëbisedim midis dy personazheve, në përputhje me rolet që kanë.LexojmëFjalori mitur – fëmijë shumë i vogël.fringo – një gjë, plaçkë (këpucë) shumë e re, e sapoblerë.Në hapësirat e rrëfimit letrar 35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41