Page 38 - Demo
P. 38


                                    Personazhet ndahen sipas rëndësisë së rolit në ngjarje.- Personazhet kryesore janë vendimtare për të kuptuar ngjarjen.- Personazhet dytësore kanë rol dytësor dhe nuk janë vendimtare për ngjarjen. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe vendosni numra përbri çdo fjalie, sipas rrjedhës së ngjarjeve në tregim:Sakrifica dhe dëshira e madhe për të ndihmuar familjen, e bëjnë djalin të harrojë të ftohtin dhe lodhjen.Dashuria për të birin e shëroi nënën.Djalin e mundon sëmundja e nënës që dergjet në shtrat.Babai, i cili kujdeset për nënën, dërgon djalin për të blerë portokaj.Nëna e shqetësuar lë shtratin dhe kujdeset për të birin.Djali gjen pranë jastëkut një palë këpucë të reja.Nëna, me lekët e kursyera të barnave, është ngritur nga shtrati dhe i ka blerë të birit këpucët.Është dimër, janë vitet e para pas luftës.Interpretojmë tekstin 2 Si do të vepronit ju, po të ishit në vend të djalit?Analizojmë tekstin 3 Gjeni fjalitë në të cilat zbulohet:sakrifica e djalit, varfëria e familjes,vuajtjet e nënës, dashuria e nënës. 4 Plotësoni tabelën e mëposhtme:Personazhi Si është? Çfarë bën? Çfarë ndien? Roli i tij në ngjarjeBabaiNënaDjaliGjuha e tekstit 5 Nënvizoni fjalët dhe shprehjet e figurshme në tekst. P.sh.: Dimri hyri.  6 Gjeni paragrafin në të cilin djali mendon se është në ëndërr. Nënvizoni fjalitë që mbarojnë me pikëçuditje.Reflektojmë rreth tekstit 7 Shkruani pjesën që ju pëlqen më shumë. Argumentoni pse ju pëlqen. Detyrë Ky tregim është shkruar në vetën e parë, pra ngjarjen e rrëfen vetë autori. Ktheni në vetën e tretë fragmentin nga …Dimri hyri me kohë… deri te …ai më vuri dorën në sup.36 Gjuha shqipe 6
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42