Page 40 - Demo
P. 40
Për të kontrolluar një tekst të shkruar, duhet të tregojmë vëmendje për formën, për përmbajtjen, për korrektësinë morfologjike, sintaksore, leksikore e drejtshkrimore dhe për pikësimin.Le të përcaktojmë disa hapa që na ndihmojnë për të korrigjuar një tekst. Hapat Problemi Lloji i ndërhyrjes Hapi i parëKuptimiLexoni tekstin. Është i qartë dhe i kuptueshëm? Ka dalë ideja që keni pasur në mend? Shtoni ide.Zgjeroni ose shkurtoni fjali.Ndani paragrafët. Shmangni përsëritjet. Hapi i dytëStrukturaLexoni shkrimin për të parë nëse dalin të qarta: hyrja, zhvillimi, mbyllja. Rishkruani hyrjen ose mbylljen, nëse nuk ju pëlqen. Hapi i tretëMënyrat e kombinimit të fjalëveLexoni për të kuptuar se si mund t'i kishit përdorur fjalët në kuptimet e tyre të para dhe të figurshme, që shkrimi juaj të jetë shprehës dhe interesant.Bëni kujdes me përdorimin dhe kombinimin e fjalëve. Shmangni fjalë apo shprehje që varfërojnë shkrimin tuaj. Hapi i katërt ParaqitjaVëreni paraqitjen e shkrimit të dorës, qartësinë e shkronjave, largësinë e fjalëve nga njëra-tjetra, respektimin e paragrafëve e titujve.Bëni ndreqjet e duhura për qartësinë e shkrimit, largësinë midis fjalëve, ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit etj. Hapi i pestëMorfologjia dhe sintaksaKontrolloni përshtatjen në gjini, në numër dhe në rasë të emrave dhe të mbiemrave, rendin e fjalëve në fjali, përshtatjen e kallëzuesit me kryefjalën, përdorimin e lidhëzave.Përmirësoni shkrimin tuaj duke bërë korrigjime sipas rastit. Hapi i gjashtë Leksiku dhe kuptimet e fjalëveKontrolloni fjalët nëse janë përdorur me kuptimin e duhur, shmangni fjalët e huaja. Bëni korrigjime dhe zëvendësime sipas rastit. Hapi i shtatë Drejtshkrimi dhe pikësimiKërkoni gabime drejtshkrimore dhe gabime pikësimi.Korrigjoni gabimet drejtshkrimore dhe ato të pikësimit. Për të qenë të sigurt, konsultohuni me fjalorin drejtshkrimor. 1 Kontrolloni shkrimin \ndërhyrjet që do të donit të bënit, pasi e keni përfunduar shkrimin tuaj në variantin e parë. Këmbeni punimet tuaja në grupe dyshe, duke këshilluar njëri-tjetrin për ndreqje gabimesh.Hapat Problemi Lloji i ndërhyrjesShkruajmë Si ta kontrollojmë një tekst që shkruajmë38 Gjuha shqipe 6

