Page 41 - Demo
P. 41
Tregimi “Sënduku i gjyshes” është shkruar nga autorja për fëmijë, Adelina Mamaqi. Prej shumë kohësh, gjyshja ruan në sëndukun e saj kujtime të çmuara. Ato janë gjithë jeta dhe pasuria që ajo ia lë trashëgim mbesës së saj të dashur._______________________________________Unë kam lindur në një shtëpi të vogël njëkatëshe, të zhytur mes pemëve, në një oborr plot me lule. Pemët, herë njëra e herë tjetra, mbusheshin me kokrra dhe lulet me gonxhe. Të dukej sikur në oborrin tonë stinët nuk do të ndërroheshin asnjëherë. Unë dhe vëllai im më i vogël ishim të lumtur, kur ndihmonim babin të vilte pemët dhe gjyshen të kujdesej për lulet. Mirëpo një firmë ndërtimi e mori një pjesë të rrugicës, bashkë me shtëpinë tonë, për të ndërtuar një bllok pallatesh. Ishim edhe të gëzuar, se do të merrnim tri apartamente e një dyqan, por edhe të mërzitur, se nuk do të kishim më as oborrin, as pemët, as lulet.Pasi u mblodhën e u sistemuan të gjitha, gjyshja, që nuk di të çlodhet e të pushojë, hyri në dhomën e saj dhe e shtyu derën. Unë e vura re dhe u shqetësova se mos nuk ndihej mirë. Trokita dhe e hapa. Gjyshja ishte ulur në gjunjë përpara sëndukut të saj, të cilin po e shikoja për herë të parë të hapur. U mata të ikja, por ajo ngriti kryet dhe më ftoi të hyja.U afrova me ndrojtje, thua se atje do të shihja thesaret e kontit të Monte Kristos. Dhe nuk gabova. Atje ishin thesaret e jetës së disa brezave të familjes sonë, duke filluar nga katragjyshi im. Gjyshja i nxirrte një nga një, i përkëdhelte me vështrim dhe më tregonte se e kujt kishte qenë kjo veshje apo ajo fotografi, ky bllok shënimesh apo ajo tufë lulesh të thara dhe çfarë do të thoshin ato për ne e për ata që do të vijnë pas nesh. Pasi m'i tregonte, i vendoste mbi krevatin e saj, me një kujdes të jashtëzakonshëm, thua se ishin qenie të gjalla. Ajo kishte të drejtë. Te secila prej tyre ishte kujtimi i një njeriu të dashur, që nuk jetonte më.Pasi i nxori pothuajse të gjitha, në fund të sëndukut kishte mbetur diçka, e pështjellë me një rrobë të bardhë.– Ja, këtë kërkoja! – foli gjyshja dhe më vështroi me atë buzëqeshjen e saj, që nuk e ka njeri në botë.– Hape, e kam ruajtur për ty.S'e di përse filluan të më dridheshin duart. Gjyshja e vuri re dhe më ndihmoi. Ç'të shikoja! Aty ishte një kostum i vogël popullor, i purpurt, qëndisur me fije ari. Ishte vërtet një thesar dhe unë kisha frikë ta prekja. Gjyshja më dha zemër.SËNDUKU I GJYSHESPara leximitA keni sende apo objekte të çmuara, të cilat jua kanë lënë trashëgim brezat paraardhës?Adelina Mamaqi (1939)Koha dhe vendi Çdo histori ka një zhvillim në kohë dhe në hapësirë. Kjo dallohet nëpërmjet treguesve të kohës dhe të vendit.LexojmëShkrimtare e njohur bashkëkohore e letërsisë për fëmijë, e cila ka punuar për një kohë të gjatë në redaksi të ndryshme për fëmijë. Për rreth 30 vjet ka botuar poezi, tregime, fabula dhe përralla për fëmijë. Ndër krijimet e saj, veçojmë: “Ëndrra vashërie”, “Djali i vogël me një ëndërr të madhe”, “Fishekzjarrët”, “Dashuria” etj.Në hapësirat e rrëfimit letrar 39

