Page 42 - Demo
P. 42


                                    – Hë, de, provoje! Të thashë që e kam ruajtur për ty. Do të ta jepja pas një muaji, për dhjetëvjetorin e lindjes. Meqë duhet ta boshatis sëndukun, se helbete, do të shkojmë në apartament të ri, – gjyshja më shkeli syrin, – dhe duhen orendi moderne, po ta jap përpara. Mua m'u mbushën sytë me lot. Iu hodha në qafë dhe e putha, si nuk e kisha puthur ndonjëherë. Gjyshja m'i fshiu lotët dhe vazhdoi:– Po qave, nuk do të ta them historinë e këtij kostumi.– Qava nga gëzimi, gjyshe. Të faleminderit. Ti je gjyshja më e mirë në botë.– Si të gjitha gjyshet… Pra, që ta dish, këtë kostum ia kishte qepur gjyshja, gjyshes sime, që ta vishte ditën e ngritjes së Flamurit, më 1912. Atëherë, ajo ishte dhjetë vjeçe. Babai i saj ishte delegat në ngritjen e Flamurit, pranë të madhit Ismail Qemali, ndërsa gjyshja ime, e veshur me këtë kostum, këndoi e hodhi valle bashkë me disa moshataret e saj. Kur mbaruan, Plaku i Madh i thirri pranë vetes, i puthi në ballë dhe u dhuroi nga një flamur të vogël.Gjyshja shpalosi një palë të kostumit dhe nxori një flamur të kuq me shkabën dykrenore në mes. – Ja, edhe kjo është dhuratë për ty. Dhe dëgjo, zemra e gjyshes, kjo është dhurata më e çmuar që mund të të bëj. Ruaje si sytë e ballit dhe dhurojua vajzave e mbesave të tua. Ky kostum dhe ky flamur duhet të mbeten brez pas brezi, ashtu si liria.i purpurt – që ka ngjyrë të kuqe të ndezur. helbete – sigurisht.delegat – këtu: përfaqësues i zgjedhur i një krahine për të marrë pjesë në ngritjen e flamurit.FjalorLexojmë40 Gjuha shqipe 6
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46