Page 43 - Demo
P. 43
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Çfarë ndryshimi ka ndodhur në jetën e personazhit kryesor?Si e përjetojnë pjesëtarët e familjes këtë situatë?Cila është e fshehta e gjyshes?Çfarë i dhuron ajo mbesës së saj?Cila është historia e kostumit popullor?Cila është porosia e gjyshes?Interpretojmë tekstin 2 A ju pëlqejnë dhuratat e gjysheve? 3 Pse gjyshja i kishte ruajtur me aq kujdes sendet e saj në sëndukun e vjetër?Analizojmë tekstin 4 Portretizoni gjyshen. Cilat janë cilësitë që e bëjnë atë një personazh aq të dashur? 5 Renditni sipas radhës ngjarjet në këtë tregim._____________________________________________________________________________________________________________________Gjuha e tekstit 6 Dalloni me se janë shprehur treguesit e vendit dhe të hapësirës. 7 Nënvizoni fjalët dhe shprehjet e figurshme në këtë tekst.Reflektojmë rreth tekstit 8 Vlerësoni mesazhin që përcjellin fjalët e gjyshes në fjalinë mbyllëse: ”Ky kostum dhe ky flamur duhet të mbeten brez pas brezi, ashtu si liria.” DetyrëBëni një album me titull ”Traditat tona të vyera”. Paraqiteni në klasë. (Përdorni programet kompjuterike: Microsoft PowerPoint, Microsoft Word etj.)Në hapësirat e rrëfimit letrar 41

