Page 44 - Demo
P. 44
Pjesa “Pianoja” është shkëputur nga romani me titull \Alkot. Z. Lorens është një burrë i moshuar, i cili, ndonëse duket i ashpër, është zemërdhembshur. Një ditë, ai i dhuron Beti Marçit, së cilës i pëlqen shumë muzika, një piano që dikur i përkiste mbesës së tij. Mes tyre lind një marrëdhënie e ngushtë respekti dhe mirënjohjeje._______________________________________ Beti erdhi me ngut shumë e shqetësuar. Te dera, e kapën të motrat dhe e çuan në mënyrë triumfale në sallon, teksa i përsëritnin të gjitha njëherësh:– Shiko atje, shiko!Beti hodhi sytë dhe shtangu nga e papritura e gëzueshme: një piano e vogël salloni me një letër mbi pult, drejtuar “Zonjushës Elizabet Març”.– Për mua? – tha Beti duke iu marrë fryma dhe duke u mbështetur te Xhoi, sepse i dukej sikur do të humbiste ndjenjat nga befasia.– Lexoje ti, unë nuk mundem, ndihem shumë e mrekulluar! Oh, kjo është gjë shumë e bukur, shumë… – dhe Beti, e tronditur nga dhurata, fshehu fytyrën pas përparëses së Xhoit.Xhoi e hapi letrën dhe filloi të qeshte, sepse fjalët e para që i ranë në sy, qenë:Zonjushës Març!Zonjushë fisnike, pantofla kam pasur shumë në jetën time, por një palë që të më rrinë kaq mirë si këto tuajat, nuk më kanë rastisur kurrë… – vazhdoi të lexonte Xhoi. – Manushaqja është lulja ime e parapëlqyer, dhe manushaqet që keni qëndisur në pantofla, kanë për të më kujtuar gjithnjë dhuruesen e sjellshme. Tani, meqenëse jam njeri që i pëlqen t’i paguajë borxhet e veta, besoj se do t’ia lejoni “zotërisë plak” që t’Ju dërgojë diçka të vogël, që dikur i përkiste mbesës që ai nuk e ka më.Me falënderimet më të përzemërta dhe urimet më të mira, më lejoni të them:Miku juaj mirënjohës dhe shërbëtor i përulur,Xhejms Lorens– Pra, Beti, ky është një nder për të cilin duhet të jesh krenare, apo jo? Laurieja më ka treguar se sa shumë e ka dashur zoti Lorens mbesën që nuk jeton më. Më ka thënë, gjithashtu, se ai i ka ruajtur në vend të veçantë sendet e vogëlushes. Mendo se ç’do të thotë që ai të dha pianon e saj! Kjo ndodh kur i ke sytë të kaltër dhe kur e dashuron muzikën, – i tha Xhoi, duke dashur ta qetësonte Betin, e cila dridhej, e tronditur siç nuk kishte qenë kurrë ndonjëherë.Luiza Mej Alkot (Louisa May Alcott)(1832-1888)PIANOJAPara leximitNisur nga titulli \përdorur fjalët: dashuri, druajtje, dhuratë, piano, mirënjohje, krenari.Dalin dy tema rresht leximiFjalortriumfale – triumfuese, ngadhënjimtare.pult – këtu: tryezë e vogël dhe e pjerrët, që shërben për të vendosur mbi të një libër, një partiturë etj.Romanciere dhe poete e njohur amerikane e shekullit XIX. Ajo shkroi edhe libra për fëmijë, në të cilët elementi “moral” ishte shumë i rëndësishëm dhe përcillte mesazhe kuptimplota. Ndër librat e saj të përkthyer në gjuhën shqipe, përmendim: “Gra të vogla”, “Gratë e vogla rriten”, “Burra të vegjël”, “Tetë kushërinj” etj.Pikturë nga Louisa May Alcott42 Gjuha shqipe 6

