Page 45 - Demo
P. 45


                                    – “Shërbëtori yt i përulur, Xhejms Lorens”, kështu të ka shkruar. Kam për t’ua thënë shoqeve të mia dhe ke për ta parë se do t’u duket një gjest i shkëlqyer, – i tha Emi, së cilës letra i kishte bërë përshtypje shumë të madhe.– Pa eja, shpirt, provoje. Pa të dëgjojmë se ç’tingull ka kjo piano, – i tha Hanah, e cila, si gjithnjë, i ndante të gjitha gëzimet dhe hidhërimet bashkë me familjen.– Tani duhet të shkosh ta falënderosh, – i tha Xhoi, vetëm sa për të bërë shaka, sepse as që i kishte shkuar ndër mend që vogëlushja mund të shkonte me të vërtetë.– Sigurisht, dhe është mirë që të shkoj sa më parë, përpara se të filloj të mendohem. Beti doli e vendosur në kopsht, kaloi gardhin e hyri te Lorensët.– Erdha t’ju falënderoj, zotëri, për… – por nuk mundi të vazhdonte. Zotëria plak kishte një pamje aq fisnike, saqë Beti e harroi fjalimin dhe, kur kujtoi mbesën e vdekur, ia hodhi krahët në qafë dhe e falënderoi. Edhe sikur t’i kishte rënë mbi kokë çatia e shtëpisë, zotëria plak nuk do të ishte befasuar më shumë, por ajo që bëri vajza, i pëlqeu sa s’thuhet. Ai e mori Betin pranë dhe u ndie i lumtur, sikur të kishte risjellë në jetë të mbesën. Nga ai çast, Beti qëndroi pranë tij duke i folur në një mënyrë të tillë, sikur ta kishte të njohur të vjetër, sepse dashuria e përzë druajtjen dhe mirënjohja di ta mundë krenarinë. Kur ajo kërkoi leje për t’u larguar, ai e shoqëroi deri te porta e shtëpisë Març, i shtrëngoi përzemërsisht dorën dhe, pasi ngriti kapelën, u kthye mbrapsht, me trupin drejt e dinjitoz, me sjellje të bukur prej ushtaraku dhe prej njeriu fisnik, siç ishte.Kur e pa gjithë atë skenë, Xhoi filloi të kërcente një valle për të shprehur kënaqësinë e saj. Metafora është ajo fjalë apo shprehje e figurshme që emërton një send a një fenomen me emrin e një sendi a fenomeni tjetër që i ngjan atij. Pra, në bazë të metaforës ndodhet një krahasim i nënkuptuar. Për shembull: vullnet i hekurt. Përdorimi i metaforës i thekson tiparet e ngjashmërisë ose, përkundrazi, ndryshimet e sendeve apo të fenomeneve mbi të cilat shkrimtari dëshiron të tërheqë vëmendjen tonë. Për shembull, në këtë pjesë letrare, Luiza Mej Alkot në vend që të thotë se Hanah i tregonte familjes së saj çdo gjë që i ndodhte, shkruan: “… i ndante të gjitha gëzimet dhe hidhërimet bashkë me familjen”. Pra, theksohet ngjashmëria me “ndarjen e diçkaje konkrete”, si p.sh. të një ëmbëlsire ose me “mosmbajtjen për vete të diçkaje konkrete”, si p.sh. të një ëmbëlsire.LexojmëNë hapësirat e rrëfimit letrar 43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49