Page 46 - Demo
P. 46


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Si e pritën motrat Betin?Cila është e papritura për zonjushën Març?Si e pret vajza dhuratën?Kush ia ka dërguar atë?Kujt i përkiste më parë pianoja?Cilat janë Xhoi dhe Hanah?Ku shkoi Beti?Si veproi ajo, kur pa zotërinë?Si reagoi zotëria?Interpretojmë tekstin 2 Pse Beti e harroi fjalimin? 3 Si e kuptoni shprehjen: “Në qoftë se ky nuk është fundi i botës, pak gjë duhet për të arritur atje.”? Analizojmë tekstin 4 Plotësoni tabelën.Personazhi Si është? Çfarë thotë? Çfarë bën? Ku duket kjo?Gjuha e tekstit 5 Komentoni me fjalët tuaja kuptimin e tekstit. Përcaktoni ç'figurë letrare është:“… sepse dashuria e përzë druajtjen dhe mirënjohja di ta mundë krenarinë.”Reflektojmë rreth tekstit 6 Formuloni mesazhin që i transmeton lexuesit kjo pjesë. Cilat vlera qytetare e humane vë në pah ai? 7 Bëni një pesëvargësh për fjalën muzika. DetyrëKrijoni një tregim të shkurtër, që të përcjellë mesazhin: “Familja është atje ku ka gjithnjë një sup ku të mbështetesh\ +  + + 44 Gjuha shqipe 6
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50